Home / Lajme / Maqedoni / Zana Ramadani: Ja pse u tërhoqa nga lëvizja “Femen”

Zana Ramadani: Ja pse u tërhoqa nga lëvizja “Femen”

27 korrik-Ato i vënë vetes edhe pseudonime në mënyrë që, nëse diçka nuk shkon mbarë, të tërhiqen sikur nuk ka ndodhur gjë, transmeton albinfo.ch. Shkurt, thotë Zana, “ato vinin për të treguar gjinjtë e tyre në publik dhe kur kuptonin se angazhimi në `Femen`kërkon punë, iknin saora.

“Femen”, një lëvizje radikale feministe është “importuar” në Gjermani dhe në vende tjera të Evropës nga Ukraina.

Ajo, ndryshe nga organizatat feministe klasike, protestën kundër diskrimimimit të femrës e zhvillon përmes zbulimit të gjoksit të femrave protestuese. Po këtë e kishte bërë për rreth tri vite edhe Zana Ramadani, e cila rrjedh nga një familje konservative shqiptare e Maqedonisë. Për të ndjekur synimet e saj politike ajo qysh herët ishte larguar nga familja. Fillimisht ka qenë kryetare e forumit rinor të CDU-së në një qytet gjerman (Wilmenstorf) dhe pastaj filloi me “Femen”…

Tek arsyeton në gazetën Die Welt tërheqjen e saj nga kjo lëvizje, Zana thotë se ajo që i duhet një lëvizjeje të tillë është “aksioni” dhe jo “action” (duke aluduar te kjo e dyta në filmat action). Aksioni është ai që nevojitet nëse dëshirojmë të përmirësojmë botën dhe jo “action”, shkruan “Die Welt”, transmeton albinfo.

Ithtare të “action” ajo i quan vajzat që ikin nga monotonia e shtëpisë prindore dhe duan pak argëtim. Ato i vënë vetes edhe pseudonime në mënyrë që, nëse diçka nuk shkon mbarë, të tërhiqen sikur nuk ka ndodhur gjë, transmeton albinfo.ch. Shkurt, thotë Zana, “ato vinin për të treguar gjinjtë e tyre në publik dhe kur kuptonin se angazhimi në `Femen`kërkon punë, iknin saora.

Sepse aksioni në fakt është ai që vjen pas një debati, kërkon planifikim, disiplinë dhe marrëveshje”, thekson Zana Ramadani e cila ka përmbyllur një etapë të angazhimit të saj politik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *