Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhet biseda e re e Beg Rizajt dhe Shefkiut për nxitje të dhunës në Kumanovë?

Zbardhet biseda e re e Beg Rizajt dhe Shefkiut për nxitje të dhunës në Kumanovë?

26 korrik-Bozhinovski gjithashtu paralajmëron edhe zbulimin e bisedave të tjerave midis personazheve në Kumanovë me grupin e udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj të cilët i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDIsë Ahmetin.

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar për zhvillimet në Kumanovë që ka të bëjë me nxitjen e dhunës.
Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.
Bozhinovski gjithashtu paralajmëron edhe zbulimin e bisedave të tjerave midis personazheve në Kumanovë me grupin e udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj të cilët i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDIsë Ahmetin.
Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit.
Beg Rizaj: çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?
Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj
Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe.
Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush
Shefki: Mos u mërzit shoku, votom Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.
Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 ditësh dhe mandej vet zgjidhni, pa Alinë. Q…. nanën.
Shefki: A i ndëgjove lajmet në Alsat? Sot dhash deklaratë
Beg Rizaj: Lej deklaratat, jepju afat vetëm tre ditë
Shefki: Po, po
Beg Rizaj: Dhe zgjidhni kryesinë pa problem. Eja në Prishtinë të pijmë kafe, kemi një muhabet të rëndësishëm.
Shefki: OK, do të vij, vajzën e kam në spital sepe nuk është mirë diçka, nesër e marr nga spitali dhe vij.
Beg Rizaj: në rregull Shefki: Të lajmërohem sa po të nisem për andej. Kalofsh mire Beg.
Beg Rizaj: Ок. Jepjauni vetëm tre ditë afat dhe ti digjni të gjithë
Shefki: Po po. Zjarr ka me dal, mos u mërzit
Beg Rizaj: po po, s’kam dyshim për këtë, ju vetëm mos u dorëzoni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *