Home / Lajme / Maqedoni / 124 shtetas të Shqipërisë marrin shtetësinë e Maqedonisë

124 shtetas të Shqipërisë marrin shtetësinë e Maqedonisë

24 gusht-Të dhënat e fundit zyrtare të MPB-së për 6 muajt e parë të këtij viti tregojnë gjithashtu vërtetojnë trend të rritjes së shtetasve të huaj që dëshirojnë të fitojnë të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë. Nga muaji janar i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në regjistrin e shtetasve të rinj të Maqedonisë janë regjistruar 489 shtetas të huaj.

Për 6 muaj 489 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë e Maqedonisë. Prej tyre numër më i madh janë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, kurse më pas vijnë serbët, turqit dhe austriakët. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Të dhënat e fundit zyrtare të MPB-së për 6 muajt e parë të këtij viti tregojnë gjithashtu vërtetojnë trend të rritjes së shtetasve të huaj që dëshirojnë të fitojnë të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë. Nga muaji janar i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në regjistrin e shtetasve të rinj të Maqedonisë janë regjistruar 489 shtetas të huaj.

Prej tyre shtetësinë e Maqedonisë e kanë fituar 124 shtetas të Shqipërisë, 126 shtetas nga Kosova, 73 janë shtetas të Serbisë, 28 janë shtetas të Turqisë dhe 18 janë shtetas të Austrisë. Ndërsa gjatë vitit të kaluar kërkesë për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë kanë dorëzuar 1072 shtetas të huaj dhe të drejtën e shtetësisë e kanë fituar 261shtetas nga Shqipëria, 240 shtetas nga Kosova, 131 janë shtetas nga Serbia, 89 janë shtetas turq dhe 35 janë shtetas nga Austria.

Më shumë kërkesa sipas gazetës ditore në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, kanë dorëzuar shqiptarët e Shqipërisë. Pas tyre dëshirë për të fituar shtetësinë e Maqedonisë janë shqiptarët nga Kosova, pastaj Serbët, Turqit dhe Austriakët. Sipas MPB-së brenda një viti kërkesa për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë dorëzojnë shtetas të huaj nga 50 shtete të ndryshme të botës ndërsa numër më të madh të kërkesave dorëzojnë shtetasit nga, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Austria, transmeton Koha. Numri më i madh i këtyre shtetasve të huaj të drejtën e shtetësisë të Maqedonisë e kanë fituar në bazë të lidhjeve martesore mirëpo ka edhe nga ata që e kanë fituar në bazë të origjinës gjegjësisht emigrant të cilët kanë paraqitur vendqëndrimin e tyre për periudhë prej 1.5 vite. Vitin e kaluar në bazë të lidhjeve martesore të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë e kanë fituar 670 shtetas të huaj.

Ndryshe Ligji për Shtetësi përveç lidhjeve martesore garanton të drejtën për fitimin e shtetësisë së Maqedonisë edhe për shtetasit e huaj të cilët ilegalisht qëndrojnë në territorin e Maqedonisë më së paku 8 vite.

Kushti i vetëm është të kenë të ardhura për ekzistencë dhe të mos jenë të ndjekur penalisht apo dënuar për vepra serioze si dhe të flasin gjuhën maqedonishte. Më shumë shtetësi të Maqedonisë të huajve u janë nda në vitin 2011, kurse pesë vitet e fundit gjithnjë e më pak ka kërkesa nga shtetasit e huaj për t’u pajisur me shtetësinë e Maqedonisë. Sipas të dhënave të Entit të Statistikë nga viti 1992 e deri në fund të vitit 2014, mbi 100 mijë shtetas të huaj janë bërë shtetas të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *