Home / Lajme / Maqedoni / 5 viktima nga vërshimet në Tetovë, 3 fëmijë

5 viktima nga vërshimet në Tetovë, 3 fëmijë

3 gusht-Vërshime të mëdha në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Informacionet nga tereni flasin për 5 viktima, 3 fëmijë dhe 2 të moshuar.

Vërshime të mëdha në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Informacionet nga tereni flasin për 5 viktima, fëmijë dhe 2 të moshuar. Qytetarë nga zonat e dëmtuara kanë denoncuar për katër viktima në fshatin Shipkovicë, dy fëmijë dhe dy të moshuar. Ndërkaq për një fëmijë tjetër mësohet të ketë humbur jetën në fshatin Reçicë. Gjithë qyteti dhe rajoni i Tetovës janë nën ujë ndërsa ka vërshim të lumit Shkumbin. Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar edhe rëshqitjen e dheut. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në teren dhe apelonë deri te banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë frekuentimin e lëvizjes në veçanti të ulin frekuentimin me makina me qëllim që makineria të punoj. Më së shumti në rajonin e Tetovës janë prekur fshati Reçicë e Vogël, rruga 172, thuajse e përmbytur e gjitha. Situatë e keqe është edhe në Malësinë e Sharrit, konkretisht në Shipkovicë, si dhe në fshatin Poroj. Në Reçicë të vogël, uji ka depërtuar në të gjitha katet e para dhe përdhese të shtëpive. Popullata po mundohet privatisht të ndihmojnë njëri-tjetrin, por nga Komuna dhe Ndërmarrja publike, ende nuk kanë dalë në terren. Përmbytje edhe në rajonin e Tearcës. Fshati Dobrosht është përfshirë gjithashtu nga uji, dhe madje, ka rrëshqitje të malit. Nga ana tjetër, dëme tarracash ka edhe nëpër qytet, kurse më në krizë, është lagja e poshtme e Tetovës, ku nga vërshimet e ujit janë mbledhur gurë dhe dru, që kanë përfunduar në shtëpitë e kësaj lagjeje

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *