Home / Lajme / Maqedoni / 55 vetëvrasje për gjashtë muaj në Maqedoni

55 vetëvrasje për gjashtë muaj në Maqedoni

14 Gusht –
‘’Numri i vetëvrasjeve në Maqedoni për gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka shkuar në 55 nga ku 40 janë meshkuj dhe 15 janë femra,

Vetëvrasja është bërë një fenomen shqetësues në Republikën e Maqedonisë. Për këtë Telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për të treguar statistikat e sakta zyrtare dhe psikologun Muhamed Jonuzi i cili ka treguar për shkaqet dhe mënyrat e vetëvrasjes.

‘’Numri i vetëvrasjeve në Maqedoni për gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka shkuar në 55 nga ku 40 janë meshkuj dhe 15 janë femra, ndërsa në këtë gjashtë mujor janë regjistruar edhe 97 tentime për vetëvrasje nga ku 30 janë meshkuj dhe 67 janë femra’’ thotë Liza Bendevska, zëdhënse e MPB-së.

Sipas psikologut Muhamed Jonuzi arsyjet dhe mënyrat e vetëvrasjes janë të ndryshme “Numërohen një sërë faktorësh si shkaqe të vetëvrasjeve, siç janë: sëmundjet mendore, përdorimi i substancave narkotike, përdorimi i alkoolit, gjendja e vëshirë socio-ekonomike, mosmarrveshjet apo grindjet sistematike familjare, pamundësia për t’u ballafaquar me situata problemore, humbja e personave të dashur në familje ose problemet të cilat kanë të bëjnë me lidhjet e dashurisë dhe të ngjashme.
Psikologjikisht thënë, vetëvrasja si fenomen gjen “zbatim” tek personat të cilët janë të pa ekuilibruar në aspekt kognitiv e social, tek ata të cilët nuk ndjejë siguri në vete dhe nuk kanë mundësi kooperimi mes këtyre komponentëve, dhe kështu vetëhelmimi (e përdorur rëndom tek femrat). Vetvarja apo vetëvrasja me armë, si akti më i shëmtuar do parapëlqeheshte si “alternative për t’ju dhënë fund”, problemeve me të cilat njerëzit ballafaqohen!” thotë Jonuzi për Telegrafin.

‘’Gjatë vitit të kaluar në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 150 vetëvrasje nga të cilët 120 janë meshkuj dhe 30 femra dhe 195 tentime për vetëvrasje nga të cilët 66 janë meshkuj dhe 129 janë femra’’ përfundon Liza Bendevska zëdhënse e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *