Home / Lajme / Maqedoni / Abdilaqim Ademi çka kërkoi në Strugë tek Azis Pollozhani !?

Abdilaqim Ademi çka kërkoi në Strugë tek Azis Pollozhani !?

17 gusht-Zëra brenda BDI-së në Strugë flasin hapur për një rikthim të ish ministrit Azis Pollozhani në strukturat drejtuese në Strugë, madje flitet që Pollozhani synon kandidaturën e BDI-së për zgjedhjet e ardhëshme lokale, pretendim ky që thuhet se është objektiv edhe i deputetit aktual Ramiz Merko.

Të shtunën në Strugë ka qëndruar ministri i arsimit dhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, ku ka zhvilluar një takim ish-ministrin e Arsimit dhe protagonistin e rëndësishëm politik të BDI-së, Azis Pollozhani,

Portali Drini ka kapur një fotografi kur ky i fundit po drekonte bashkë me ish diplomatin dhe ministrin e BDI-së Azis Pollozhani. Takimi i Ademit me Pollozhanin ka ngjallur shumë dyshime dhe debat në opinionin strugan, duke patur parasysh rrethanat politike në degën e Strugës, ku tashmë sic dihet egzistojnë tri grupe brenda kësaj partie në këtë qytet dhe atë ai i Ramiz Merkos, Azis Pollozhanit dhe krahu i ish ministrit Arben Labënishti.

Zëra brenda BDI-së në Strugë flasin hapur për një rikthim të ish ministrit Azis Pollozhani në strukturat drejtuese në Strugë, madje flitet që Pollozhani synon kandidaturën e BDI-së për zgjedhjet e ardhëshme lokale, pretendim ky që thuhet se është objektiv edhe i deputetit aktual Ramiz Merko.

“Lufta” politike në BDI-në e Strugës, po bëhet cdo ditë dhe më e “nxehtë”, ndërsa situatë e ngjashme mbizotëron edhe në qytetet të tjera të vendit si Kumanovë dhe Tetovë

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *