Home / Lajme / Maqedoni / Agim Ramadani merr gradën Major në ushtrinë e Maqedonisë

Agim Ramadani merr gradën Major në ushtrinë e Maqedonisë

19 gusht-“Ndjehem i emocionuar. Respekt të veçantë personave të cilët me ndihmuan të ngritëm në këtë gradë dhe ata me të cilët kam bashkëpunuar. Besoj në të ardhmen, besoj në udhëheqësit”, u shpreh Major i ARM-së, Agim Ramadani.

Agim Ramadani, ushtaraku me përvojë në Armatën e Republikës së Maqedonisë me rastin e shënimit të ditës së ARM-së, është ngritur në gradën Major me funksion Kryeshef në një nga seksionet e Policisë Ushtarake në Shkup, njofton RadioVala.

Ramadani është një prej tre shqiptarëve të cilët u graduan këtë vit nga ARM-ja me gradën Major.

“Ndjehem i emocionuar. Respekt të veçantë personave të cilët me ndihmuan të ngritëm në këtë gradë dhe ata me të cilët kam bashkëpunuar. Besoj në të ardhmen, besoj në udhëheqësit”, u shpreh Major i ARM-së, Agim Ramadani.

Agim Ramadani është 39 vjeçar dhe ka lindur në fshatin Turçan i Madh të komunës së Gostivarit. Shkollën fillore e ka kryer në Gostivar, shkollën e mesme në Gjimnazin e Përgjithshëm në Gostivar, ndërsa fakultetin e ka kryer në Shkup, në Fakultetin Pedagogjik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *