Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi sot Bejlin dhe Oravin

Ahmeti takoi sot Bejlin dhe Oravin

7 gusht-
Tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte realizimi marrëveshjes së 2 qershorit dhe të protokolit të 14 korrikut që u arritën me pajtimin e katër partive më të mëdha në vend me ndërmjetësimin ndërkombëtar të BE dhe SHBA.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar sot një takim të përbashkët pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhej Bejli, dhe me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Aivo Orav. Takimi u zhvillua në Ambasadën Amerikane në Shkup.

Tema kryesore e bisedimeve të sotme ishte realizimi marrëveshjes së 2 qershorit dhe të protokolit të 14 korrikut që u arritën me pajtimin e katër partive më të mëdha në vend me ndërmjetësimin ndërkombëtar të BE dhe SHBA.

Kryetari Ahmeti theksoi që BDI mbështet tërësisht marrëveshjet e arritura dhe bën përpjekje që ato të realizohen me sukses duke dhënë propozime konstruktive dhe mbipartiake.

Prokurori special paraqet sfidën e rradhës dhe për këtë partitë do të duhen që të angazhohen maksimalisht për të mundësuar funksionimin e suksesshëm të këtij institucioni të përkohshëm në kuadër të sistemit prokurorial të vendit.

Kryetari Ahmeti i paraqiti pikëpamjet e BDIsë mbi çështjen e prokurorit special, por edhe çështjet tjera që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga katër liderët politik.

Për BDInë, të gjitha obligimet nga marrëveshjet duhet të zbatohen me konsensus në mënyrë që të përfitojnë edhe besimin e qytetarëve si dhe të rikthejnë kredibilitetin e institucioneve.

Sa më parë që ti zbatojmë këto obligime, aq më parë rikthehemi në çështjet prioritare për vendin, ato të integrimit EuroAtlantik, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillimet ekonomik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *