Home / Lajme / Maqedoni / Ajdini nga Shipkovica: Në vitin 2001 i ushqyem me bukë, tani nuk çajnë kokën aspak për ne

Ajdini nga Shipkovica: Në vitin 2001 i ushqyem me bukë, tani nuk çajnë kokën aspak për ne

10 gusht-
Edhe pse është hallexhi dhe me gjendje jo të mirë materiale, ai nuk ankohet për dëmet që ka përjetuar nga vërshimet. Madej nuk dëshiron as t’i përmende dëmet që uji iaa ka shkaktuar në shtëpi dhe në fushë, duke ja shkatërruar të mbjellat prej të cilave siguron ekzistencën e familjes.

Sa vjen e rritet revolta e banorëve të Shipkovicës nga neglizhenca e institucioneve për përballim të situatës me të ciën janë ballafaquar pas vërshimeve të 3 gushtit. Banorët me nervozizëm flasin për joseriozitetin e partisë shqiptare në pushtet që ka treguar në këtë rast, por të rrallë janë ata që pranojnë të flasin publikisht.

Njëri prej tyre është Ajdin Iljazi, i cili, siç thuhet pa “qime në gjuhë” flet kundër padrejtësive.

“Në vitin 2001 nuk kisha bukë për fëmijët e mij, mirëpo për çdo ditë nga 12 bukë i dërgoja në shtabin e U:K-së. Mirëpo e harruan mikëpritjen tonë. Që kur kanë ardhur në pushtet asnjë gozhdë nuk kanë investuar në Shipkovicë. As tani kur na ka ndodhur kjo tragjedi nuk e çajnë kokën fare për ne”, thotë për “Lajm”, banori i Shipkovicës, Ajdin Iljazi.

Edhe pse është hallexhi dhe me gjendje jo të mirë materiale, ai nuk ankohet për dëmet që ka përjetuar nga vërshimet. Madej nuk dëshiron as t’i përmende dëmet që uji iaa ka shkaktuar në shtëpi dhe në fushë, duke ja shkatërruar të mbjellat prej të cilave siguron ekzistencën e familjes.

Ai flet edhe për frikën që mbretëron ende në fshat pas vërshimeve të rrëmbyeshme.

“Është turp të përmendi unë dëme materiale, kur kemi pasur viktima në fshat. Ajo që na shqetëson është frika që ende është preente te fëmijët, e që vërehet posaçërisht gjatë natës. E bëjmë gjumin me epizode si ndonjë film serik”, thotë Ajdin Iljazi, banor i Shipkovicës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *