Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në rrugën industriale – 4 të lënduar

Aksident në rrugën industriale – 4 të lënduar

25 gusht-Ekipet e Policisë kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke vërtetuar shkaqet e këtij aksidenti. Rruga industriale vazhdon të jetë arenë e aksidenteve rrugore ku më shumti për shkak të vozitjes me shpejtësi të lartë goditen shtyllat elektrike.

Katër persona, në mesin e të cilëve dy djem dhe dy vajza, janë lënduar gjatë një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën Video Smilevski Bato, apo ndryshe që njihet si rruga Industriale. Informacionet e para tregojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta, kur vetura e tipit Ford Eskort, me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin, dhe ka goditur një shtyllë elektrike dhe më pas hyrjen e një lokali tregtarë. Katër personat janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe më pas si raste urgjente janë transferuar në Klinikat e Shkupit.

Ekipet e Policisë kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke vërtetuar shkaqet e këtij aksidenti. Rruga industriale vazhdon të jetë arenë e aksidenteve rrugore ku më shumti për shkak të vozitjes me shpejtësi të lartë goditen shtyllat elektrike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *