Home / Lajme / Maqedoni / Aksion I madh policor në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Strugë. Arrestohet imami Rexhep Memishi

Aksion I madh policor në Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Strugë. Arrestohet imami Rexhep Memishi

6 gusht-“Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Aksion i madh policor në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar.

Aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.

Policia mëngjesin e sotëm është futur në Xhamin Tutunsuz dhe Jahja Pashë, Xhamia këto për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.

Jo zyrtarisht raportohet se Aksioni policorë ka përfunduar, dhjetëra persona janë arrestuar, mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi Imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.

Aksionin e konfirmoi edhe zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski.

“Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Me informata më të hollësishme do t’ju njohim gjatë ditës dhe në edicionet tona informative

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *