Home / Lajme / Maqedoni / Aliti: Maqedonia me një njësi zgjedhore

Aliti: Maqedonia me një njësi zgjedhore

25 gusht-Gjithsesi partitë e mëdha nuk duhet të frikësohen nga një njësi zgjedhore pasi që do të fitojnë në demokratizimin brendapartiak dhe të institucioneve”, deklaroi Rafis Aliti, nënkryetar i Parlamentit.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i BDI-së Rafis Aliti mbështet nismën që i gjithë territori i Maqedonisë të jetë një njësi zgjedhore, ndërsa listat për deputetë të jenë të hapura. Ndryshe nga qëndrimi i partisë së tij, Aliti vlerëson se ky model nuk është i dëmshëm për shqiptarët, por përkundrazi, do të demokratizojë partitë dhe institucionet.

“Unë mendoj se nuk është në dëm të shqiptarëve, apo në dëm të partive më të vogla. Të gjitha analizat thonë se në rast se Maqedonia apo Kodi zgjedhor ndryshon dhe kemi një njësi zgjedhore, shqiptarët kuptohet me një votim dinjitoz prej së paku 60% e shqiptarëve të dalin të votojnë ata do të siguronin mbi 30 vende deputetësh. Gjithsesi partitë e mëdha nuk duhet të frikësohen nga një njësi zgjedhore pasi që do të fitojnë në demokratizimin brendapartiak dhe të institucioneve”, deklaroi Rafis Aliti, nënkryetar i Parlamentit.

Propozimi për një njësi zgjedhore me lista të hapura mori përkrahje nga LSDM-ja dhe partitë e tjera opozitare maqedonase, partitë opozitare shqiptare RDK, Besa dhe Lëvizja për Reforma, si dhe ish partnerët e koalicionit të Gruevskit, LD-ja e Pavle Trajanovit dhe PRD-ja e Liljana Popovskit. VMRO DPMNE-ja është përcaktuar për modelin e shumicës, ndërsa kërkon edhe 17 deputetë bonus për partinë fituese të zgjedhjeve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *