Home / Lajme / Maqedoni / Aliti: Nëse liderët nuk i zgjidhin problemet, atëherë nuk përfaqësojnë qytetarët por punojnë për interesa personale

Aliti: Nëse liderët nuk i zgjidhin problemet, atëherë nuk përfaqësojnë qytetarët por punojnë për interesa personale

29 gusht-“Maqedonia duhet të jetë me një njësi zgjedhore me një lista të hapura, ku qytetarët do të votojnë për partinë dhe sigurisht do të votonin për kandidatët që do t’i përfaqësojnë. Kjo është e rëndësishme për demokratizimin e partive politike dhe të shtetit në përgjithësi, tha anëtari i Kryesisë qëndrore të partisë Rafiz Aliti.

Përfaqësuesi i lartë i BDI-së Rafiz Aliti, i njohur ndryshe me nofkën e luftës si “Komandant Msusi”, në një intervistë për televizionin “Telma”, ka thënë se “nëse liderët politikë nuk i zgjidhin problemet politike, atëherë ne nuk i përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të brezave të ardhshëm”, përkundrazi atëherë ne punojmë për t’i fituar zgjedhjet, si dhe për interesa personale.

“Liderët duhet ta zgjidhin krizën politike dhe të punojnë për t’i tejkaluar problemet me shtetet fqinje dhe për hyrjen e vendit në NATO dhe BE, të bëjnë më të mirën për qytetarët. Nëse këto probleme ne nuk i zgjidhim, atëherë ne nuk i përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të brezave të ardhshëm, përkundrazi atëherë neve punojmë vetër për ti fituar zgjedhjet dhe për interesa personale”, ka thënë Rafis Aliti

Sipas Alitit, në BDI po zhvillohet debat se cili model i sistemit zgjedhor do të jetë më i përshtatshëm, kurse vlerëson se zgjidhja më e mirë është vendi të jetë një njësi zgjedhore.

“Maqedonia duhet të jetë me një njësi zgjedhore me një lista të hapura, ku qytetarët do të votojnë për partinë dhe sigurisht do të votonin për kandidatët që do t’i përfaqësojnë. Kjo është e rëndësishme për demokratizimin e partive politike dhe të shtetit në përgjithësi, tha anëtari i Kryesisë qëndrore të partisë Rafiz Aliti.

Për shkak se modeli aktual është i dëmshëm për komunitetet etnike më të vogla dhe për partitë e vogla, Aliti propozoi pragun zgjedhor prej 1 deri në 3 përqind.

Siç dihet funkcionarë të lartë të BDI-së kohën e fundit kan dalë me qëndrime dijametralisht të kundërta, duje i prezentuar të njejtat si qëndrime partiale, gjë që ka krijuar huti tek opinioni i gjërë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *