Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 7 shtetas nga Shqipëria në Nerasht

Arrestohen 7 shtetas nga Shqipëria në Nerasht

19 gusht-Shtetasit shqiptarë të moshës 20 deri në 33 vjeç, më së shumti nga Librazhdi, kishin me vete edhe karta identiteti, por nuk e kishin lajmëruar qëndrimin e tyre dhe kanë punuar në mënyrë të paligjshme, dhe për këtë shkak ata janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor Tetovë.

Sot në mëngjes rreth orës 6:00, përgjatë rrugës lokale në fshatin Nerasht të Tetovës, në afërsi të xhamisë së fshatit, kapen shtatë shtetas shqiptarë të padeklaruar për të qëndruar në këtë zonë.

Shtetasit shqiptarë të moshës 20 deri në 33 vjeç, më së shumti nga Librazhdi, kishin me vete edhe karta identiteti, por nuk e kishin lajmëruar qëndrimin e tyre dhe kanë punuar në mënyrë të paligjshme, dhe për këtë shkak ata janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor Tetovë.

Pas arrestimit dhe ndalimit të shkurtër, janë dorëzuar në Sektorin e krimit ndërkufitar, migrimin dhe ripranimit për procedurë të mëtutjeshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *