Home / Lajme / Maqedoni / Autobusi i mori jetën një gruaje në rrugën magjistrale Strugë-Ohër

Autobusi i mori jetën një gruaje në rrugën magjistrale Strugë-Ohër

19 gusht-Nga reparti kirurgjik i Spitalit të qytetit në Strugë, mjeku kujdestar dr. Mirko Lekoski deklaroi se në këtë repart nuk është sjellë asnjë person i lënduar ose në gjendje tjetër edhe pse kanë dëgjuar për aksidentin, por askush nuk ka kërkuar asnjë shërbim apo ndihmë nga reparti i kirurgjisë në Strugë.

Në rrugën magjistrale Strugë-Ohër në afërsi të fshatit MIsleshovë, në rrethana akoma të pandriçuara, rreth orës 21, ka ndodhur një aksident me pasoja të humbjes së jetës së një personi-gruaje.
Siç konfirmojnë edhe nga SPB në Ohër, përmes zëdhënësit Stefan Dimoski, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën nje grua, e cila është goditur nga një autobus, pa bërë të ditur asnjë hollësi tjetër.
Poashtu, Stefan Dimoski thekson se në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e policisë, prokurorisë, gjykatësi hetues dhe shërbimet tjera për të zbardhur rastin në tërësi dhe shkaqet e këtij aksidenti fatal. Përderisa ekipet profesionale bëjnë veprimet e duhura, komunikacioni në relacionin Strugë-Ohër në atë pjesë është ndërprerë dhe zhvillohet rrugëve anësore.
Informacione më të hollësishme pohon Stefan Dimoski do të jepen gjatë ditës së mërkurë.
Nga reparti kirurgjik i Spitalit të qytetit në Strugë, mjeku kujdestar dr. Mirko Lekoski deklaroi se në këtë repart nuk është sjellë asnjë person i lënduar ose në gjendje tjetër edhe pse kanë dëgjuar për aksidentin, por askush nuk ka kërkuar asnjë shërbim apo ndihmë nga reparti i kirurgjisë në Strugë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *