Home / Lajme / Maqedoni / Babai i komandant Shqiponjës i thotë dy fjalë për djalin e tij

Babai i komandant Shqiponjës i thotë dy fjalë për djalin e tij

2 gusht-“Djalit tim edhe po ti teprojnë sevapet në botën tjetër, ai do tja shpërndajë popullit të vetë. Gjithmonë ishte i gatshëm për të ndihmu dhe për të sakrifiku për njerëzit dhe popullin tonë. Ai e donte të mirën dhe donte me ndryshu kjo e keqe”, deklaroi Mejdi Rexhepi.

Mejdi Rexhepi, babai i komandantit të vrarë të UÇK-së, Xhemail Rexhepi – Shqiponja ka shprehur mirënjohje dhe faleminderime për gjithë shqiptarët që kanë vizituar dhe shprehur ngushëllime pranë kësaj familje.

Ai përmes një deklarate dhënë për INA ka theksuar se gjithmonë do të jetë krenar për djalin e tij, sepse ai nuk e kishte kursyer asnjëherë veten për të ndihmuar.

“Djalit tim edhe po ti teprojnë sevapet në botën tjetër, ai do tja shpërndajë popullit të vetë. Gjithmonë ishte i gatshëm për të ndihmu dhe për të sakrifiku për njerëzit dhe popullin tonë. Ai e donte të mirën dhe donte me ndryshu kjo e keqe”, deklaroi Mejdi Rexhepi.

Në familjen Rexhepi janë krenarë për masovitetin dhe ngushëllimin e shprehur për çdo ditë nga shumë bashkëatdhetarë nga Kumanova, rrethina dhe trevat e tjera shqiptare, por edhe numri i madh i diasporës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *