Home / Lajme / Maqedoni / BDI drejt ndarjes, fraksioni i rebeluar do formojë parti të re !?

BDI drejt ndarjes, fraksioni i rebeluar do formojë parti të re !?

13 gusht-Një zyrtar i lartë i BDI-së ka konfirmuar ekskluzivisht për INA se s`ka vend më në këtë parti dhe nga shtatori nisin braktisjet dhe formimi i një subjekti të pastër politik.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet të shpartallohet dhe përballet me ndarje të thellë, 13 vite nga ekzistimi i saj.

Burime partiake për INA konfirmojnë se ky tërmet brendapartiak do të ndiqet me largimin e personaliteteve kyçe dhe themeluesve të BDI-së.

Në fraksionin e të pakënaqurëve janë edhe emra të njohur të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët janë të pakënaqur me politikat e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Një zyrtar i lartë i BDI-së ka konfirmuar ekskluzivisht për INA se s`ka vend më në këtë parti dhe nga shtatori nisin braktisjet dhe formimi i një subjekti të pastër politik.

“Nga shtatori do të ketë lëvizje. Nuk shkon kështu pas shumë ngjarjeve që na turpëruan para popullit tonë”, deklaroi për INA, një burim i sigurt partiak i BDI-së.

Në mesin e emrave që përmenden se do të braktisin BDI-në janë Hazbi Lika, Rafis Aliti, Zulfi Adili, Fatmir Dehari, emra të tjerë nga Dibra e deri në Likovë. Gjatë javëve të ardhshme priten lëvizjet e para. Në kuadër të këtij grupimi do të jetë edhe Arben Labënishti, ish-anëtari i kryesisë së BDI-së që braktisi postin edhe të zëvendësministrit të mbrojtjes, për shkak të pakënaqësive brenda këtij subjekti.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare lidhur me lëvizjet brenda këtij subjekti politik, ndërsa largimet masive do të përfshijnë edhe degë të plota, kryetarë të komunave dhe funksionarë të lartë shtetëror.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *