Home / Lajme / Maqedoni / BDI” i bën 5 pyetje Rafiz Halitit

BDI” i bën 5 pyetje Rafiz Halitit

31 gusht-Ndjehem shumë keq për këtë koment, ngaqë kurrë nuk kam menduar se për një ish-luftëtar siç ka qenë Rafiz Aliti – duhet t’i parashtroj pyetja të tilla dhe direkte, por meqë Rafiz Haliti ka hapur debatin për demokracinë në nivel shtetëror dhe partiak – kam edhe unë ca pyetje që ndërlidhen direkt me demokracinë dhe që ai çalon shumë:

Pasojnë pyetjet ne vazhdim:

ME KEQARDHJE, 5 PYETJE PËR RAFIZ ALITIN

Ndjehem shumë keq për këtë koment, ngaqë kurrë nuk kam menduar se për një ish-luftëtar siç ka qenë Rafiz Aliti – duhet t’i parashtroj pyetja të tilla dhe direkte, por meqë Rafiz Haliti ka hapur debatin për demokracinë në nivel shtetëror dhe partiak – kam edhe unë ca pyetje që ndërlidhen direkt me demokracinë dhe që ai çalon shumë:

1) Rafiz, po kur kryetari i partisë të bartën nga njësia jote zgjedhore (sepse nuk të përkrahin) në njësinë tjetër zgjedhore për t’u zgjedhur deputet, kë përfaqëson lideri atëherë: interesat e qytetarëve apo interesat personale tuat?

2) Rafiz, po kur kryetari të bën pjesë të Kryesisë Qendrore të BDI-së me veto, pasi ti nuk zgjidhesh me votat e delegatëve, kë përfaqëson lideri atëherë: interesat e qytetarëve apo interesat personale tuat?

3) Rafiz, po kur kryetari të bën deputet pasi ndodhi “aksidenti” me zjarrin në drejtorinë tënde, vetëm e vetëm ti shpëtosh ndjekjes penale, kë përfaqëson lideri atëherë: interesat e qytetarëve apo interesat personale tuat?

4) Rafiz, po kur kryetari i partisë të zgjedh për kryetar Dege të Sarajit të BDI-së me aklamacion (ku humbjen e kishte të pashmangshme) kur të gjithë delegatët e Degës ishin kundër, kë përfaqëson lideri atëherë: interesat e qytetarëve apo interesat personale tuat?

5) Rafiz, por kur …. ka edhe shumë, ama unë përsëri kam respekt për të kaluarën tënde dhe do ndalem! Diçka më vjen keq, që ke hyrë në lojën e mediumeve të kontrolluara direkt nga LSDM-ja që duan të vijnë në pushtet duke përçarë BDI-në dhe tenton që nëpërmjet shantazheve përsëri jesh pjesë e listës së deputetëve të BDI-së, por ta them se BDI-ja do të ketë listë të re dhe me figura të reja, të reformuara tërësisht, por reformat në BDI nuk vijnë më ju.
“Mësues” më fal, të kemi mik, ama mik më të madh e kemi të vërtetën!

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *