Home / Lajme / Maqedoni / BDI kundër një njësisë zgjedhore

BDI kundër një njësisë zgjedhore

21 gusht-BDI kërkon që me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të kalohet nga listat partiake në lista të hapura, që nënkupton se qytetarët nuk do të votonin partinë, por kandidatët për deputetë brenda njësisë së vetë zgjedhore.

BDI-ja nuk përkrah propozimet e LSDM-së për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore, e as kthimin e modelit të shumicës, siç propozoi një ditë më parë kryeministri Nikolla Gruevski. Një njësi zgjedhore, sipas sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Abdilaqim Ademi, do të favorizonte partitë maqedonase në llogari të partive shqiptare dhe do të digjte votat e partive që nuk do ta kalonin pragun eventual prej 5%. Sistemi i shumicës, i propozuar nga VMRO DPMNE-ja, sipas Ademit është tashmë i provuar dhe skaduar. Qëndrimi i BDI-së është se duhet të mbetet modeli proporcional zgjedhor, me 6 njësi siç është aktualisht, ose me 3 njësi, nëse ka gatishmëri nga partitë politike.

“Sikur Maqedonia të ishte një njësi zgjedhore, të favorizuara do të ishin partitë maqedonase në këtë rast, sepse janë më të mëdha në numër dhe do të ishin të diskriminuara partitë më të vogla, respektivisht partitë shqiptare më të vogla, sepse numri i votave të tyre nuk do të arrinte të kalonte pragun prej 5%, sepse nëse Maqedonia do të ishte një njësi zgjedhore, sigurisht se do të kishte prag prej 5%”, tha Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

BDI kërkon që me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të kalohet nga listat partiake në lista të hapura, që nënkupton se qytetarët nuk do të votonin partinë, por kandidatët për deputetë brenda njësisë së vetë zgjedhore.

“Ne disa herë e kemi promovuar idenë e sistemit proporcional me lista të hapura, që është një kombinim mes sistemit aktual dhe sistemit të shumicës. Nëse eventualisht pranohet që të jetë me lista të hapura, do të ishte një risi dhe mundësi që të votohet për kandidatin brenda listave”, theksoi Abdilaqim Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *