Home / Lajme / Maqedoni / BE : Ende ka kohë për zbatimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë

BE : Ende ka kohë për zbatimin e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë

8 gusht-“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës (në nivel ekspertësh) do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigjja e Kocijançiq.

Marrëveshja për Lëvizje të Lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mos gjejë zbatim nga ana e shtetit serb, të cilët edhe më tej po refuzojnë të lëshojnë qytetarë nga Kosova për të kaluar kufirin me Serbinë vetëm me anë të letërnjoftimeve.
Në pyetjen drejtuar nga KosovaPress për zëdhënësen e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiq, se a ka marrë ndonjë vërejtje deri më tani pala serbe për moszbatim, Kocijançiq është përgjigjur se procesi është në zhvillim e sipër.
Ajo ka konfirmuar për KosovaPress se takimi i radhës në nivel ekspertësh për këtë çështje do të mbahet pas pushimeve të verës.

“Zbatimi i Marrëveshjes për lëvizje të Lirë është një proces qe është ende në zhvillim e sipër. Takimi i radhës (në nivel ekspertësh) do të planifikohen pas pushimeve të verës, në shtator”, ka qenë përgjigjja e Kocijançiq.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *