Home / Lajme / Maqedoni / BERZH do të investojë 150 milionë euro në Maqedoni

BERZH do të investojë 150 milionë euro në Maqedoni

28 gusht-
“Vlerësoj se bashkëpunimi me Maqedoninë është i mirë. Nëse shikojmë mbrapa gjatë periudhës së kaluar të bashkëpunimit, BERZH ka investuar 1,4 miliardë euro në investime në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski në margjinat e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë të Austrisë, u takua me kryetarin e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti me të cilin ka biseduar për 17 projektet vijuese, realizimi i së cilave, theksoi në pjesën më të madhe po shkon pa ngecje dhe probleme.

“Bashkëpunimi me BERZH-in po zhvillohet përmes investimeve në më shumë sfera si investimet në autostrada dhe infrastrukturën rrugore, sfera e dytë është investime në hekurudhë dhe e treta investime në sektorin energjetik”, theksoi kryeministri Gruevski, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Kryetari i BERZH-it Çakrabarti, deklaroi se është i kënaqur nga bashkëpunimi me Qeverinë e Maqedonisë e cila, siç theksoi, është rezultat vetëm i angazhimeve reformuese dhe vendosshmërisë për investime në projekte infrastrukturore.

“Vlerësoj se bashkëpunimi me Maqedoninë është i mirë. Nëse shikojmë mbrapa gjatë periudhës së kaluar të bashkëpunimit, BERZH ka investuar 1,4 miliardë euro në investime në Maqedoni.

Viti i kaluar ishte viti rekord ku kemi pasur mbi 250 milionë euro në investime dhe dhjetëra projekte në sektorin privat dhe publik. Këtë vit ato janë rreth 130 deri në 150 milionë euro dhe dhjetëra projekte të tjera që do të thotë se Maqedonia po shkon shumë mirë dhe prandaj ekziston shkak i mirë”, tha Çakrabarti.

Shkaku, shtoi ai, është se Maqedonia implementon reforma të ndryshme për ta përmirësuar klimën investuese. “E dimë si ka kaluar Maqedonia në anketat e ndryshme në korniza të Bankës Botërore të cilat tregojnë rezultate gjithnjë e më të mira me ç’rast shumë investitorë duke e përfshirë edhe BERZH-in, dëshirojnë të investojnë në Maqedoni. Këto janë lajme të mira dhe për këtë ekziston partneritet i fuqishëm midis BERZH-it dhe Maqedonisë”, deklaroi njeriu i parë i BERZH-it.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *