Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të zbardhet 9 dhe 10 maji në Kumanovë

Besimi: Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do të zbardhet 9 dhe 10 maji në Kumanovë

15 gusht-Ai shprehu ngushëllime për familjarët e të vrarëve në Kumanovë, si dhe kërkoi përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zbardhjen e ngjarjeve të nëntë dhe dhjetë majit.

Fatmir Besimi në një intervistë për Vest, deklaroi se BDI-ja po tenton që ta zgjoj vetëdijen se të gjitha çështjet e hapura në Maqedoni të zgjidhen në rrugë demokratike. Ai shprehu ngushëllime për familjarët e të vrarëve në Kumanovë, si dhe kërkoi përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zbardhjen e ngjarjeve të nëntë dhe dhjetë majit.

Cili është rroli i BDI-së në incidentet në Kumanovë, pasi që kreu i partisë ka qenë në komunikim intensiv me krerët e grupit, dhe pse është kontaktuar me këto njerëz?

Fatmir Besimi:Shpesh herë e kemi treguar pozicionin tonë si parti politike. Shprehëm ngushëllime për humbjen e jetëve dhe dëmet nga ato ngjarje. Është me rëndësi që Maqedonia të gjitha çështjet e hapura t`i zgjidh në mënyrë demokratike. Kur jemi te bisedimet, këtë gjë e ka sqaruar edhe lideri i jonë Ali Ahmeti, me qëllim që të ulet numri i viktimave dhe të mos ketë dëme më të mëdha vendi nga ai proces. Ky është një proces tejet i ndjeshëm dhe ne jemi për zgjidhjen sa më të shpejtë të saj, duke përfshirë faktorin ndërkombëtar. Me këtë gjë do të largohen të gjitha konspiracionit për procesin, të cilat vetëm se e rëndojnë rastin dhe dhimbjen e atyre që i kanë humbur të dashurit.

Statuti i BDI-së parasheh Këshillin e të urtëve, që do të ketë mandat për t`i rrëzuar të gjitha vendimet e organeve tjera të partisë. A nuk është kontroverse kjo gjë për një parti demokratike?

Fatmir Besimi: Si parti politike i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat për funksionim. Ky trup do të shërbente para së gjithash për drejtimet strategjike të BDI-së, dhe do të kishte mandat për mbikëqyrje. Gjithsesi Kongresi ngel trupi më i lartë në parti. Por ky Këshill ende nuk është duke funksionuar, gjegjësisht nuk është formuar. Do të përsërisë se të gjitha punët në parti zgjidhen përmes dialogut dhe çdo mënyrë tjetër është e papranueshme.

A po bie interesi i Bashkimit Evropian për Maqedoninë, duke e pasur parasysh atë se ishte e para në rajon e cila ishte për nisjen e bisedimeve, ndërsa tani Kroacia është anëtare e BE-së, Serbia dhe Mali i Zi janë futur thellë në proces, dhe për një kohë të shkurtër pritet që të bashkëngjitet edhe Shqipëria?

Fatmir Besimi: Interesi i BE-së për rajonin nuk është i lidhur direkt vetëm me disponimin tonë. Bashkimi Evropian e ka theksuar se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Unionit. Por dinamika e procesit varet edhe nga angazhimi i jonë. Kishte periudhë kur kompleksiteti i krizës politike në Maqedoni shprehej në Bruksel dhe në mënyrë direkt ndikonte mbi proceset integruese. Atje filluan që të preken edhe temat ashtu si Kriteret e Kopenhagut, kapacitetet demokratike të vendit dhe funksionaliteti i ekonomisë së tregut. Ato janë temat që do të nënkuptonin edhe humbjen e sugjerimit, pas së cilës Maqedonisë do t`i duhen disa vite për t`u rikthyer në këtë rrugë. Është me rëndësi që u arrit një marrëveshje politike e cila i jep shans vendit që të ecë para. Marrëveshja është sinjal deri te BE-ja se vendi mund të punoj në reformat për nisjen e bisedimeve. Por, me të vërtet kishte periudhë kur në Bruksel me një shqetësim të madh shikonin në perspektivën e Maqedonisë dhe integrimin e saj në BE.

Çka po ndodh në BDI- rrahje, vrasje, elektorat i pakënaqur?

Fatmir Besimi: BDI si parti politike në fazën e saj të zhvillimit ka situata që duhet t`i tejkaloj, ashtu si ajo që po ndodh tani. Por pjesa më e madhe e punëve nuk janë politikisht të lidhura me BDI-në dhe partia ka kapacitet për t`i tejkaluar. BDI dallohet prej partive tjera me atë që është e hapur ndaj mendimeve të ndryshme në parti dhe asnjëherë nuk i ka fshehur debatet jashtë. Kjo ka anë pozitive po edhe negative. Megjithatë debati gjithmonë sjell progres. Nuk them se BDI është parti ideale, por si çdo organizate dhe institucion, ka faza të saja në të cilat duhet të punoj dhe përmirësohet. Mendoj që në afat më të gjatë qytetarët këtë gjë do ta vlerësojnë. Ato sa herë na kanë dhënë përkrahje për atë që ne i kemi afruar si vizion dhe koncept për një jetesë më të mirë, dhe nëse në disa sfera ka nevojë për përmirësim, ne këtë gjë do ta bëjmë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *