Home / Lajme / Maqedoni / BFI: Jemi kundër dhunës dhe terrorizmit

BFI: Jemi kundër dhunës dhe terrorizmit

7 gusht-
“Terrorizmi asnjëherë nuk ka qenë i mirëseardhur, sepse ai është kulmi i kriminalitetit, aq më tepër kur bëhet në emër të fesë. Andaj, inkurajojmë funksionimin e shtetit juridik, që të punojnë në çrrënjosjen e ekstremizmit dhe dhunës dhe u bëjmë thirrje gjitha subjekteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë drejtim, ta llogarisin BFI-në si aleate të mirëfillt

Bashkësia Fetare Islame komenton aksionin policor “Celula” duke bërë të qartë se, si institucion, BFI nuk merret me jetën private të qytetarëve, por thjesht, i kërkon organeve të drejtësisë, transparencë dhe drejtësi, si dhe të respektohet prezumimi i pafajësisë. “Që në fillim të luftërave në Irak dhe Siri, Bashkësia Islame i ka bërë me dije opinionit të gjerë se këto luftëra janë të pakuptimta dhe të huaja për ne, andaj Bashkësia Islame është kundër çdo bashkëngjitje në këto luftëra. Për Bashkësinë Islame më e padëshirueshme nëse konstatohet se brenda institucionit ka elemente të tilla, por deri atëherë, ta respektojmë prezumimin e pafajësisë, edhe pse, jemi të pa kompromis kur është në pyetje dhuna apo ekstremizmi- theksohet nga BFI-ja.

“Terrorizmi asnjëherë nuk ka qenë i mirëseardhur, sepse ai është kulmi i kriminalitetit, aq më tepër kur bëhet në emër të fesë. Andaj, inkurajojmë funksionimin e shtetit juridik, që të punojnë në çrrënjosjen e ekstremizmit dhe dhunës dhe u bëjmë thirrje gjitha subjekteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë drejtim, ta llogarisin BFI-në si aleate të mirëfilltë”.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *