Home / Lajme / Maqedoni / Brenda 24 orëve jepen 1.289 vërtetime për emigrantët në Maqedoni

Brenda 24 orëve jepen 1.289 vërtetime për emigrantët në Maqedoni

28 gusht-Sipas shtetësisë, shumica janë shtetas të Sirisë – 40..139, Afganistani – 2.339, Iraku – 2.229, Pakistani – 1.493, Palestina – 644, Somalia – 564, Bangladeshi – 347, Kongo-308, Nigeria-187, Kameruni-156, Eritreja-142, Etiopia-109, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Ministria e Punëve të Brendshme në 24 orët e fundit ka dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit për 1.289 shtetas të huaj.

Prej tyre 911 janë burra, 170 gra, 185 fëmijë shoqëruese të mbajtësit të vërtetimit, si dhe për 23 fëmijë që udhëtojnë pa një prind.

Sipas shtetësisë, shumica janë shtetas të Sirisë 975, Afganistani – 81, Iraku – 77, Pakistani – 41, Palestina – 41, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën nga 19 qershori deri më sot në orën 8:00, janë dhënë gjithsej 49.283 vërtetime për shtetas të huaj. Nga të cilat 34.025 janë burra, 6.763 janë gra, 7.665 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe edhe 830 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë, shumica janë shtetas të Sirisë – 40..139, Afganistani – 2.339, Iraku – 2.229, Pakistani – 1.493, Palestina – 644, Somalia – 564, Bangladeshi – 347, Kongo-308, Nigeria-187, Kameruni-156, Eritreja-142, Etiopia-109, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 27 gusht deri te Departamenti për azil janë parashtruar 49 kërkesa me ç’rast 36 kërkesa janë nga qytetarët e Sirisë, tre shtetas të Pakistanit dhe Afganistani, dhe nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Algjerisë dhe Irakut, një kërkesë nga një qytetar Egjipti.

Në periudhën nga ora 8:00 më 26 gusht deri orën 8:00 më 27 gusht të vitit 2015 deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *