Home / Lajme / Maqedoni / ‘Celula’:Policia arreston edhe një person nga Shkupi

‘Celula’:Policia arreston edhe një person nga Shkupi

14 gusht-Tentimi i tij i fundit për shkuarje në Siri përmes Turqisë ka qenë më 3 qershor 2015 kur nuk iu lejua dalja nga Maqedonia. Ndryshe, qëllimi i shkuarjes së tij në Siri supozohet të jetë për aktivitete logjistike për nevojat e xhihadistëve në Siri që janë me prejardhje nga vendi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar edhe një të dyshuar në aksionin “Celula”. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin me iniciale F.I. nga Shkupi të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej10 ditë më parë nga ana e prokurorisë. Edhe pse i arrestuari nuk figuron në listën e MPB për vepër penale, ai akuzohet për aktivitete logjistike të xhihadistëve në Siri. Këtë dëshmi policia e mbështet në tentimet e tij për të shkuar në Siri përmes Turqisë.

“Me këtë ka arritur në 10 numri i personave të arrestuar kurse 26 të tjerë janë ende të pakapshëm. Sipas dëshmive që kemi nga hetimet, personi F.I ka qenë në e logjistikë e grupit. Ai disa herë ka pasur tentime të pasuksesshme që të shkoj në Siri. Personi me të cilin herën e dytë tentoi që të shkojë përmes Turqisë po ashtu përfshihet me padinë penale dhe ende gjendet në Siri dhe lufton në njësitet e muxhahedinëve në shtetin islamik. Tentimi i tij i fundit për shkuarje në Siri përmes Turqisë ka qenë më 3 qershor 2015 kur nuk iu lejua dalja nga Maqedonia. Ndryshe, qëllimi i shkuarjes së tij në Siri supozohet të jetë për aktivitete logjistike për nevojat e xhihadistëve në Siri që janë me prejardhje nga vendi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Aksioni “Celula” nis 10 ditë më parë ndërsa në dyshohen gjithsej 36 persona për pjesëmarrjen të ndryshme në luftërat jashtë vendit. Në aksionin e 5 gushtit policia arrestoi edhe imamin e xhamisë Tutunsuz Rexhep Memishi dhe 8 persona të tjerë nën dyshimin se kanë rekrutuar persona nga Maqedonia për të luftuar në Irak e Siri. Gjatë aksionit policor janë bastisur 21 objekte në Shkup, 4 në Gostivar dhe nga një në Tetovë, Kumanovë e Strugë. Ministri i Brendshëm Mitko Çavkov theksoi se policia posedon dëshmi të mjaftueshme për veprat për të cilat i ngarkojnë të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim. Për aksionin në fjalë ka qenë e informuar edhe Bashkësia Fetare Islame e cila një kohë të gjatë publikisht kërkonte ndërhyrje në një pjesë të xhamive, te të cilat nuk mund të vendoste kontrollin e saj.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *