Home / Lajme / Maqedoni / Çka i tha Legjenda i Tv Kohës Nikolla Gruevskit?(video)

Çka i tha Legjenda i Tv Kohës Nikolla Gruevskit?(video)

13 gusht-“Duhet që më shpesh të vini sepse ju kur jeni këtu punohet me intensitet më të madh. Kur ju shkoni, këtu ndalet intensiteti i punëve, prandaj duhet të vini ma shpesh”, i është drejtuar ai kryeministrit Gruevski, njofton Tv Koha.

Tetovari i cili disa ditë më parë adresoi një sërë kritikash ndaj të gjithë atyre që nuk ndihmojnë Tetovën në këto momente, edhe njëherë tregoi se është një njeri pa frikë. Ai sot fjalët e njejta ia tha edhe Nikolla Gruevskit. Përderisa shumë njerëz kanë frikë që ti afrohen Gruevskit, tetovari pa pikë frike ia tha në që Gruevski më shpesh të vizitojë këto rajone sepse punohet vetëm kur ka vizita dhe delegacione. “Duhet që më shpesh të vini sepse ju kur jeni këtu punohet me intensitet më të madh. Kur ju shkoni, këtu ndalet intensiteti i punëve, prandaj duhet të vini ma shpesh”, i është drejtuar ai kryeministrit Gruevski. Kryeministri e ka mirëpritur me buzëqeshje këtë reagim të tetovarit. Nga ana e tij, Gruevski, ka premtuar se janë të angazhuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për të pastruar terenin.Tetovari është bërë hit në rrjetet sociale me deklaratën e tij në Tv Koha se në momentet kur banorët kanë nevojë për ndihmë dhe madje për një gitë ujë, askush nuk u vjen në ndihmë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *