Home / Lajme / Maqedoni / Deklaratat e “Grupit të Kumanovës” publikohen në shtator

Deklaratat e “Grupit të Kumanovës” publikohen në shtator

01 Gusht –
Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me procesin e marrjes në pyetje, ndërsa deklaratat dhe rrëfimet për ngjarjen pritet të jepen në shtator kur do të nisë edhe procesi gjyqësor

Autoritetet hetimore në Maqedoni po vazhdojnë të marrin në pyetje pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Shutkës, të Manastirit dhe të Prilepit.

Ekipet e Prokurorisë së Shkupit kanë qëndruar në Prilep dhe Manastir, ku janë shqyrtuar rastet e të paraburgosurve të tjerë, të cilët u dërguan në këto burgje për arsye sigurie, informon Almakos.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje lidhur me procesin e marrjes në pyetje, ndërsa deklaratat dhe rrëfimet për ngjarjen pritet të jepen në shtator kur do të nisë edhe procesi gjyqësor.

Në burgun e Prilepit janë Demë Shehu, Muhamet Krasniqi, Komandant Malisheva, Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika.

Në Manastir janë Sami Ukshini, Komandant Sokoli, Ardijan Bujari dhe Shefqet Hallaqi. Pjesa tjetër e të paraburgosurve janë në burgun e Shutkës.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë janë arrestuar 33 persona.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *