Home / Lajme / Maqedoni / Dika: Vërehet një interesim i shtuar për të studiuar në UEJL

Dika: Vërehet një interesim i shtuar për të studiuar në UEJL

18 gusht-Trajtimi i gjuhës angleze në universitet po ndjek kërkesën e punëdhënësve për të diplomuar me shkathtësi të avancuara të gjuhës angleze – si një ndër parakushtet për të siguruar qasje edhe në tregje të reja ndërkombëtare. Vazhdojmë me perfeksionimin e qasjes së personalizuar të çdo studenti në universitet në kontekst të cilësisë së zotërimit të gjuhës angleze.

Nga dita e djeshme ka filluar edhe zyrtarisht paraqitja e nxënësve në afatin e parë të konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, që do të zgjasë deri më 29 gusht. Vlen të theksohet se dje në këtë universitet vërehej një interesim i theksuar nga kandidatët, që dëshironin të fitonin statusin e studentit.

“Aplikimet për studime në UEJL, që tani po japin rezultatet e pritura. Mund të them se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit në kampusin në Tetovë, po vërehet një interesim i shtuar. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qartë po e bën dallimin mes diplomave, dijeve dhe kompetencave të matshme, ku universiteti ynë po dëshmohet për standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Oferta studimore e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup për vitin e ri akademik 2015/2016 në pesë fakultete, edhe atë: Drejtësi, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore, Administrim Publik dhe Shkenca Politike dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim, përfshinë një numër të madh të programeve studimore, në tre cikle (deridiplomike, të magjistraturës dhe doktoratës), të cilat lidhen me synimin për të qenë universitet i gjeneratës së tretë.

Kjo nënkupton afrimin e universitetit më pranë nevojave të shoqërisë dhe industrisë në përgjithësi, duke profiluar hulumtimin në universitet, ashtu që të ofrojë zgjidhje të reja për përforcimin e kapaciteteve të bizneseve të vogla dhe të mesme, duke ndjekur trendet më bashkëkohore në lëmi.

“Gjenerata që do të vijë për të studiuar do të përgatitet me dijet e duhura për tregun e punës dhe vetëm në Programet studimore që ofron UEJL do të mund të vërehen dallimet akademike dhe kulturore.”, thotë rektori Prof. Dr. Zamir Dika. Sipas tij, Programet në gjuhën angleze, janë në rritje e sipër për shkak të rritjes së kërkesave të tregut të punës për profesionistë të cilët në nivel akademik dhe profesional mund të komunikojnë në profesione të caktuara. Deri më tani ka shifra interesante që flasin për një interesim të shtuar të studentëve që po zgjedhin të ndjekin programet studimore që ligjërohen në gjuhën angleze, që përbën një indikator të fuqishëm për këtë përparësi konkurruese që ka universiteti ynë. Programet studimore në gjuhën angleze, por edhe modulet e lëndëve në gjuhën angleze në programet që zhvillohen në gjuhët tona, janë gjithashtu parakusht i domosdoshëm për rritjen e shkëmbimit (mobilitetit) të stafit dhe studentëve, duke na bërë që të jemi të dukshëm në hartën e universiteteve ndërkombëtare – veçmas, në kuadër të projektit për mobilitet ERASMUS+. Trajtimi i gjuhës angleze në universitet po ndjek kërkesën e punëdhënësve për të diplomuar me shkathtësi të avancuara të gjuhës angleze – si një ndër parakushtet për të siguruar qasje edhe në tregje të reja ndërkombëtare. Vazhdojmë me perfeksionimin e qasjes së personalizuar të çdo studenti në universitet në kontekst të cilësisë së zotërimit të gjuhës angleze.

“Programet e përbashkëta me universitetet ndërkombëtare të ashtuquajtura “Joint degrees” dhe të ngjashme përbëjnë esencën e strategjisë së ndërkombëtarizimit të universitetit. Programet e përbashkëta me universitete të njohura botërore paraqesin nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy universiteteve, që do të thotë se dijet e marra në universitet – në kuadër të një programi janë të pranuara edhe në vendin nga vjen universiteti partner. Aktualisht, flas për programet me Universitetin e Lubjanës dhe London School of Economics”, shprehet rektori Dika.

Fokusi në cilësi, thotë ai, është shtylla kryesore strategjike e universitetit tonë vis-a-vis politikave të masovizimit të arsimit të lartë në shumicën e universiteteve të vendeve në rajon. “Cilësia është shumëdimensionale në arsimin e lartë dhe varet nga shumë faktorë. Si faktor i rëndësishëm është motivimi i studentëve të cilët regjistrohen në universitet. Pikërisht, për të vazhduar me këtë trend të rritjes së motivimit, sidomos të nxënësve të shkëlqyeshëm, nga njëra anë dhe për të treguar përgjegjësinë shoqërore si universitet – së fundi, duke patur parasysh edhe financimin e universitetit tonë me 10 për qind nga buxheti i shtetit, ne vendosëm që të gjithë nxënësve me notë mesatare 5.00 t’u ndajmë bursë në nivel të 50 për qind të kostos së studimeve në UEJL, ndërkaq nxënësve me notë mesatare prej 4.5 deri 4.9 nga shkolla e mesme, ju alokohet bursë prej 30 për qind, me qëllim që edhe ata të kenë mundësi që të bëhen pjesë e këtij komuniteti të veçantë të shkëlqyeshmërisë, që promovon universiteti ynë”, nënvizon Dika. Në ndërkohë, ky universitet do të vazhdojmë me bursat për nxënësit me nevoja financiare që i ndanë bashkësia ndërkombëtare, për programe të caktuara studimore, si dhe mundësia që studentët në nevojë, gjatë studimeve të mund edhe të punojnë në kohë të pjesshme në shërbimet administrative të universitetit, për të krijuar edhe përvojë pune.

“Vlerat unike që po prodhon universiteti janë dëshmi dhe garancë për ardhmërinë. Jam thellë i bindur se shoqëria jonë ka nevojë jo vetëm për një UEJL, por për më shumë “UEJL”-ja – si modele të institucioneve të arsimit të lartë të hapura dhe të gatshme për të shkëmbyer përvoja ndërkombëtare për të pasur cilësinë në zemër të aktiviteteve”, thekson ndërmjet tjerash prof. Dika.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *