Home / Lajme / Maqedoni / Donacion i lodërave për fëmijë

Donacion i lodërave për fëmijë

12 gusht-Donacioni është realizuar në këto 4 spitale: Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup, Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët ‘Kozle’, Spitalin klinik – Tetovë dhe Spitalin e përgjithshëm – Ohër.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë përmes projekteve që i realizon, dëshmon që çdoherë është në shërbim të personave të siguruar. Këtë herë vëmendja u përkushtohet të siguruarve që i përkasin moshës më të re nga 2-12 vjeç, gjegjësisht fëmijëve të sëmurë që mjekohen nëpër spitalet e Republikës.

Donacioni është realizuar në këto 4 spitale: Klinikën për sëmundje të fëmijëve – Shkup, Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët ‘Kozle’, Spitalin klinik – Tetovë dhe Spitalin e përgjithshëm – Ohër.

Le të shpresojmë që ky donacion i lodrave, të paktën, për një çast të vetëm gjatë qëndrimit në spital i ka bërë fëmijët të ndjehen të lumtur.

Kujdesi dhe përkushtimi i Fondit është që të gjithë të siguruarit t’a realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor me kualitet më të mirë, gjithnjë e më shumë duke i respektuar principet e humanitetit dhe profesionalizmit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *