Home / Lajme / Maqedoni / Dosjet e UDBA-s a do të hapen në Maqedoni

Dosjet e UDBA-s a do të hapen në Maqedoni

21 gusht-
Por nuk dihet se kur do të mund të realizohet procesi i transferimit të dosjeve të shtetasve të Maqedonisë, apo personave me origjinë nga Maqedonia, të cilët kanë qenë spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Derisa është mbyllur procesi i lustrimit në Maqedoni dhe se Komisioni po verifikon vetëm lëndët e mbetura, kanë ngelur të pa hapura dosjet e UDBA-s, që janë në Beograd dhe që asnjëra prej tyre nuk ka mbërritur në Shkup.

Maqedonia në shkurt të këtij viti nënshkroi marrëveshjen me Serbinë për qasjen në dosjet e ish-shërbimit të federatës jugosllave të njohur si UDBA.

Por nuk dihet se kur do të mund të realizohet procesi i transferimit të dosjeve të shtetasve të Maqedonisë, apo personave me origjinë nga Maqedonia, të cilët kanë qenë spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Pas firmosjes së marrëveshjes me Serbinë ja se çfarë kishte deklaruar kryetari i Komisionit të Lustrimit në Maqedoni, Tome Axhiev.

“Nëse në atë Marrëveshje përfshihen edhe dosjet nga shërbimet sekrete dhe janë të kapura edhe për Komisionin, shpresojmë se do të ketë punë edhe për ne, ne do t’i shqyrtojmë edhe ato dosje dhe nëse përfundojmë se ka pasur bashkëpunim të ndonjë personi atëherë do t’i publikojmë”, kishte deklaruar Tome Axhiev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *