Home / Lajme / Maqedoni / Ecolog ndihmon zonat e përmbytura

Ecolog ndihmon zonat e përmbytura

6 Gusht-gjatë ditës se sotme, Kompania Ecolog dhe afaristi LazimDestani filluan me shpërndarjen e ndihmave materiale.

Pas takimit të realizuar me kryetaren e komunës së Tetovës zonjën Teuta Arifi, me ç’rast u shpreh gatishmëria e dhënies së ndihmës pë rpopullatën e prekur nga vërshimet në rajonin e Tetovës ,gjatë ditës se sotme, Kompania Ecolog dhe afaristi Lazim Destani filluan me shpërndarjen e ndihmave materiale.

Ky aksion u realizua në koordinim me shtabin e emergjencës së Komunës e Tetovës dhe atë në më shumë lokacione në malësinë e Tetovës si dhe në lokacionet e tjera ku ka dëme si pasojë e vërshimeve. Ndihma përbehet nga produkte të cilat nga ana e shtabit të emergjencës janë të definuara si deficitare në këto vendbanime.

Poashtu kompania Ekolog për zonat e prekura nga vërshimet ka siguruar edhe gjeneratorë të rrymës elektrike në rast nevoje.

Kompania Ekolog me këtë aksion ,të cilin do ta vazhdojë sa të jetë e nevojshme , mundohet sa do pak të kontribuojë në tejkalimin sa më të shpejtë të gjendjes së krijuar në rajonin e Tetovës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *