Home / Lajme / Maqedoni / Ekspert ndërkombëtar për Prokuror Special ne Maqedoni

Ekspert ndërkombëtar për Prokuror Special ne Maqedoni

03 Gusht – Në rast se partitë politike nuk arrijnë të zgjedhin kandidatin për Prokurorë Special në Maqedoni, atëherë ai pritet të jetë një ekspert ndërkombëtarë.

Në rast se partitë politike nuk arrijnë të zgjedhin kandidatin për Prokurorë Special në Maqedoni, atëherë ai pritet të jetë një ekspert ndërkombëtarë.

Ky është një nga opsionet që po diskutohet në qarqet politike lidhur me ecurinë e negociatave midis katër partive kryesore politike për zgjidhjen e krizës.

Një nga pikat e fundit të diskutimeve ka qenë Prokurori Special dhe se partitë nuk kanë arritur ndonjë pikë të përbashkët rreth kandidaturës, por kanë diskutuar vetëm modalitetet dhe ndryshimet ligjore, që do të formonin këtë institucion. Sipas marrëveshjes politike, Prokurori Special do të hetojë rastin e përgjimeve të publikuara nga opozita, që ka të bëjë me skandale qeveritare me korrupsion dhe krim të organizuar, por edhe rastin “Puç” që ngarkon me akuzë liderin opozitar maqedonas, Zoran Zaev për spiunim dhe keqpërdorim të sekreteve shtetërore. Por nga ana tjetër, në tryezën e negociatave do të shtrohet edhe propozimi që këtij prokurori t`i jepen kompetenca edhe më të gjëra të hetimeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *