Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët e huaj do analizojnë shkaqet e përmbytjeve

Ekspertët e huaj do analizojnë shkaqet e përmbytjeve

14 gusht- Do të bëhet rregullim i mirë infrastrukturor i tërë territorit i cili ishte prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet. Do të bëjmë përpjekje që t’u japim kahe të caktuara dhe rekomandime Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale se si të rregullohet ajo hapësirë që në të ardhmen të mos ndodhin problem të tilla”, deklaroi drejtori Shaban Saliu.

Në 12 ditët e ardhshme Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) në bashkëpunim me shtatë ekspertë të huaj do të punojë në vërtetimin e arsyeve për përmbytjet që e përfshinë Tetovën dhe rrethinën.
“Përmes mekanizmit për mbrojtje civile kërkuam që të aktivizohet sistemi Kopernikus dhe fituam xhirime satelitore për situatën konkrete në Tetovë. Do të bëhet rregullim i mirë infrastrukturor i tërë territorit i cili ishte prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet. Do të bëjmë përpjekje që t’u japim kahe të caktuara dhe rekomandime Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale se si të rregullohet ajo hapësirë që në të ardhmen të mos ndodhin problem të tilla”, deklaroi drejtori Shaban Saliu. Ai bëri të ditur se janë dëmtuar rreth 390 shtëpi, ndërsa po hiqen mbeturina prej 1,5 milionë kubik dhe. Në teren janë 39 buldozerë dhe 40 kamionë. Sipas Saliut, për disa ditë tereni do të pastrohet tërësisht.Në përmbytjet e 3 Gushtit në Tetovë dhe Shipkovicë jetëne humbën gjashtë persona. Vërshime kishte edhe në Poroj, Dobrosht, Gajre dhe Lisec dhe brenda në qytet. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, u vendos ndarja e mjeteve për familjet e prekura nga 30.000 denar mjete të menjëhershme. Mbulim i shpenzimeve për banim për familjet që ju janë dëmtuar shtëpitë (qira etj). Ndarje 160.000 litra naftë Drejtorisë për Shpëtim dhe Mbrojtje nga Drejtoria për rezerva të naftës dhe Ministria e Ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë.Ministria e Bujqësisë të apeloj te qytetarët të lajmërojnë dëmet e tyre në bujqësi deri më datë 26 gusht me qëllim që të bëhet vlerisimi i dëmeve.Vazhdim me të njejtin ritëm në pastrimin dhe transoprtin e materialit nga tereni. Rrugët e Maqedonise të vazhdojnë të kontribuojnë në pastrimin bashkë me institucionet tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *