Home / Lajme / Maqedoni / EVN Maqedoni me donacione për rajonin e Tetovës

EVN Maqedoni me donacione për rajonin e Tetovës

7 gusht-Vërshimet që e kapluan rajonin e Tetovës shkaktuan shumë dëme edhe në rrjetin distributiv. Shtyllat e rrëzuara, kabllot e shkëputura dhe terreni i paaritshëm ishin mjaft sfiduese për ekipin e EVN-së gjatë punës së tyre në terren.

EVN Maqedoni është kyqur në aksionin e donacioneve të Kryqit të Kuq për ndihmë në vendbanimet nga zonat e përmbysura. Gjatë ditës së sotme si dhe të hënën, me ndihmën e Kryqit të Kuq, EVN Maqedoni për qytetarët e rajonit të Tetovës, përpos ujit të pishim do të donojë mjete higjienike, mjete për dezinfektim, si dhe gjëra të nevojshme të kësaj natyre.

Vërshimet që e kapluan rajonin e Tetovës shkaktuan shumë dëme edhe në rrjetin distributiv. Shtyllat e rrëzuara, kabllot e shkëputura dhe terreni i paaritshëm ishin mjaft sfiduese për ekipin e EVN-së gjatë punës së tyre në terren. Me rrijen e kapaciteteve, ata arritën të normalizojnë furnizimin me energji elektrike në të gjithë rajonin e Tetovës. Më kritike ishte fshati Shipkovicë, ku u përballën me defekte të rënda tre trafostacione. Të gjithë konsumatorët në këtë rajon për momentin janë duke u furnizuar me energji elektrike.

Për qytetarët në rajonin e Tetovës, për shkak të vërshimeve që i kapluan shtëpitë e tyre, përveç ujit të pishëm, iu nevojiten mjete për dezinfektim që t’ju mundësohet normalizimi i jetesës në shtëpitë e tyre. EVN Maqedoni donacionin e saj do ta dorëzon në magacinën e Kryqit të Kuq në Mimin Potok, prej ku do të shpërndahen nëpër zonat e përmbysura. EVN Maqedoni i fton të gjitha kompanitë nga sektroi i biznesit që t’i bashkangjiten këtij aksioni të donacioneve.
Ekipet e EVN Maqedoni edhe më tutje vazhdojnë të qëndrojnë në terren, varrësisht përballjeve me sfida të reja që mund të ndodhin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *