Home / Lajme / Maqedoni / Filloi misioni i monitorimit të dëmeve nga ajri

Filloi misioni i monitorimit të dëmeve nga ajri

19 gusht-Siç njofton Komuna e Tetovës, operacioni i fluturimit monitorues do të kryhet me helikopter, nga ku do të bëhet evidentimi i zonave saktësisht nga ku kanë rrjedhur vërshimet dhe si janë zhvilluar ato.

Sot në mesdite në qytetin e Tetovës ka fluturuar një helikopter shumë afër vendbanimeve, duke i bërë kureshtar shumë qytetarë të cilët shikonin helikopterin teksa fluturonte mbi kokat tyre.

Nga Komuna e Tetovës kanë sqaruar fluturimin e helikopterin duke thënë se ekspertët e angazhuar nga komuna sot bashkërishtë me grupin punues të angazhuar me asistencë të Sekretariatit për çështje Evropiane, i cili grup meret me vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellsit dhe të kanalizimit, kanë bërë monitorimin nga ajri të dëmëve të shkaktuara nga vërshimet që kapluan qytetin e Tetovës dhe disa vendbanime përreth.

Siç njofton Komuna e Tetovës, operacioni i fluturimit monitorues do të kryhet me helikopter, nga ku do të bëhet evidentimi i zonave saktësisht nga ku kanë rrjedhur vërshimet dhe si janë zhvilluar ato.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *