Home / Lajme / Maqedoni / Filluan Mbrëmjet e 54-ta Strugane të Poezisë, u anashkalua gjuha shqipe

Filluan Mbrëmjet e 54-ta Strugane të Poezisë, u anashkalua gjuha shqipe

27 gusht-Edhe sivjet,festivali i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, drejtohet nga drejtori aristik dhe regjisor i festivalit, regjisori Xheladin Poshka, ndërsa përgjegjës për skenografinë është skenografi shqiptar Besart Kolonja-skenograf i diplomuar.

Me ndezjen e flakadanit dhe vargjet e poezisë së Konstantin Milladinovit, “Malli për Jugun” dhe fjalën përshëndetëse të ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, e cila e shpalli të hapur festivalin e 54 të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ku i pranishëm ishte edhe sekretari shtetëror në ministrinë e kultures, Behixhudin Shehapi.

Në emër të afro 50 poetëve të pranishëm nga 30 vende të botës, dhe në emër të poezisë, mesazhin poetik e përcolli poeti sirian që jeton në Francë Adonis – Ali Ahmad Said Esber- që është edhe fitues i Kurorës së Artë të MSP i vitit 1997.

Më pas, në manifestimin poetik “Meridijanet”, pos Adonisit që përcolli mesazhin poetik, u paraqitën laureati i sivjetëm, poeti kinez Bei Dao dhe pas tij, u paraqit poetesha Paula Bozalongo nga Spanja, fituese e çmimit “Urat”; Vera Çejkovska, fituese e çmimit “Vllezërit Milladinovci” dhe pas sajë me poezitë e tyre u paraqitën: Visar Zhiti-Shqipëri, Philip Hammial-Australi, Jesus Supelveda-Kili (Çile), Linda Maria Baros-Francë, Michael Augustin-Gjermani, Sigal Ben-Yair-Izrael, Ali Calderon-Meksiko, Mijail Lamas-Meksiko, Monica Aasprong-Norvegji, Ghassan Zaqtan-Palestinë, Raquel Lanseros-Spanjë, Lina Ekhdal-Suedi, Jusef Komunyakas-SHBA, Victor Rodriguez Nunez-Kuba, Metin Celal-Turqi, Sande Stojçevski-Maqedoni.

Edhe sivjet,festivali i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, drejtohet nga drejtori aristik dhe regjisor i festivalit, regjisori Xheladin Poshka, ndërsa përgjegjës për skenografinë është skenografi shqiptar Besart Kolonja-skenograf i diplomuar.

Kur është fjala për skenografinë dhe ikonografinë e festivalit të sivjetëm që ka nxitur shumë polemika dhe dabate rreth përdorimit ose mospërdorimit të gjuhës shqipe, që ka sjellë deri te bojkotimi i pushtetit vendor dhe kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela, i cili insistin në zbatimin e ligjit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, vlen të theksohet se sivjet llogoja e festivalit nuk ka shkrim qirilik, por është vetëm në gjuhën anglishte dhe me shkrim latin.

Megjithate, ditën e parë të festivalit e karakteruzuan disa vonesa-shmangje nga orari i paraparë që tradicionalisht është respektuar, ndërsa kësaj radhe ndodhën vonesa që në mbjelljen e drurit në “Parkun e poezisë”, pastaj u shkaktua një vonesë për pressin e laureatit Bei Dao si dhe në pritjen nga ana e ministers së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, prej më se një orë e gjysëm, vonesë që mbase edhe me arsye, por që bie në sy mosrespektimi i orarit të aktiviteteve të parapara sipas programkit.

Festivali vazhdon me aktivitetet programore gjatë ditëve në vazhdim, deri më 31 gusht, kur në manifestimin poetik “Urat”, dorëzohen çmimet e festivalit, e ndër to edhe Kurora e Artë e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, që sivjet i takoi poetit nga Kina, Bei Dao

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *