Home / Lajme / Maqedoni / Gjenden shkupjanët e humbur në malin Bistra

Gjenden shkupjanët e humbur në malin Bistra

31 gusht-Të lodhur pa pajisje dhe me veshje të pamjaftueshme, natën e kanë kaluar nën qiell të hapur. Sipas SPB Tetovë, mëngjesin e sotëm rreth orës 8, patrulla e sektorit policor Rostushë i ka vërejtur në afërsi të vendit “Seneçki livadi” nën majën Medenica me ç’rast janë marrë me automjet.

Golgota 24-orëshe e të dy shkupjanëve të cilët humbën në malin Bistra mëngjesin e sotëm përfundoi me epilog të lumtur. Të humburit, mëngjesin e sotëm i ka gjetur patrulla policore e cila ka qenë në kërkim të tyre, njofton SPB-Tetovë.

Dy personat, njëri i moshës 35-vjeçare dhe tjeri 29-vjeçar të cilët dje pasdite humbën në shpatat e Bistrës veçmë janë në vend të sigurt dhe po rikuperohen. Të lodhur pa pajisje dhe me veshje të pamjaftueshme, natën e kanë kaluar nën qiell të hapur. Sipas SPB Tetovë, mëngjesin e sotëm rreth orës 8, patrulla e sektorit policor Rostushë i ka vërejtur në afërsi të vendit “Seneçki livadi” nën majën Medenica me ç’rast janë marrë me automjet.

Drama e dy shkupjanëve filloi dje pasdite kur përmes telefonit kanë kërkuar ndihmë. Ata me siguri kanë humbur orientim dhe kanë bredhur nëpër shpatet e malit Bistra dhe nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën për kthim. Pas tentimeve të pasuksesshme që të locohen mbrëmë, gjurmimi ka vazhduar mëngjesin e sotëm, me ç’rast dy aventuristët janë gjetur

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *