Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet trupi i pa jetë i 61 vjeçarit Raif Jusufi nga Liseci

Gjendet trupi i pa jetë i 61 vjeçarit Raif Jusufi nga Liseci

Tetovë, 08 Gusht – Gjendet trupi i pajetë i 61 vjeçarit nga Liseci. I ndjeri bashkë me nipin e tijë 7 vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve të ditës së Hënë në një bjeshkë afër fshatit Lisec.

Reth orës 20:00 nga disa persona është gjetur trupi i pajetë i 61 vjeçarit Raif Jusufi nga fshati Lisec. Trupi u gjet në afërsi të pikës pagesore Tetovë – Gostivar.

Në këto momente organet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kryejnë hetimet e nevojshme.

I ndjeri bashkë me nipin e tij 7 vjeçarë humbën jetën si pasojë e vërshimeve të ditës së Hënë në një bjeshkë afër fshatit Lisec. Nga uji i rrëmbyeshëm trupi i djalit 7 vjeçar u gjet dje në Reçicë të Madhe kurse sonte trupi i pajetë i 61 vjeçarit u gjet 1 kilometër më poshtë.
Në ndërkohë vijojnë kërkimet edhe Shipkovicë për gjetjen e trupit të 7 vjeçares e cila mbeti nën gërmadha pas përmbytjeve të ditës së hënë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *