Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja në zonat kritike të goditura nga vërshimet

Gjendja në zonat kritike të goditura nga vërshimet

9 gusht-Vazhdon pastrimi i rrugëve sekondare ndërsa po ashtu ka filluar pastrimi i rrugës Brodec-Shipkovicë nga një person vullnetar nga fshati Veshallë

Ekipet e armatës dhe vullnetarët të cilët kontrollonin terrenin te rruga përtej xhamisë së fshatit, ku dyshohej që gjindet trupi i vajzës së humbur Rina Ahmeti mbaruan me kërkimet mirëpo trupi i vajzës nuk rezulton të jetë aty .Vazhdon pastrimi i rrugëve sekondare ndërsa po ashtu ka filluar pastrimi i rrugës Brodec-Shipkovicë nga një person vullnetar nga fshati Veshallë. Ekipi i NPK sot përfundimisht bëri sanimin e plotë të të gjitha difekteve në rrjetin e kanalizimit të fshatit dhe për momentin punohet në pastrimin e lokaleve afariste dhe dezinfektimin e tyre. Po ashtu në bashkëpunim me ekipin e veterinerëve dhe zjarrfikësve pastrohet terreni nga kafshët e ngordhura dhe i njejti dezinfektohet nga ekipe të Qendrës për shëndet publik e cila po ashtu në vazhdimësi bën dezinfektimin e shtëpive të pastruara. Të gjithë banorët e zonave të rrezikuara Tetovë, Shipkovicë, Poroj, Reçicë e madhe dhe e vogël, të cilët me vetë iniciative kanë bërë pastrimin e shtëpive të tyre mund të drejtohen në shtabet emergjente të Komunës të dizperzuara në teren ose në Arkivin e Komunës së Tetovës për të plotësuar deklaratën për dezinfektim të shtëpisë. Lista e njejtë do të dorëzohet deri tek Qendra për Shëndet Publik, ekipi i të cilëve do të bëj dezinfektimin e të gjitha shtëpive të regjistruara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *