Home / Lajme / Maqedoni / Gjendja në zonat kritike të kapluara nga vërshimet në komunën e Tetovës

Gjendja në zonat kritike të kapluara nga vërshimet në komunën e Tetovës

Tetovë, 04 Gusht – Fshati Shipkovicë – Është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.

Shtabi i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e prekura nga vërshimet e ujit, sot në mëngjes realizuan një takim, me ç’rast u raportua mbi gjendjen faktike në pikat më kritike të prekura nga vërshimi.

Fshati Shipkovicë – Është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.

Ndihma e shpejtë është e pozicionuar në fshat dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Problem kryesor paraqet pamundësia për të punuar me mekanizim të rëndë, për shkak se ekipet e armatës dhe drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që nga orët e hershme të mëngjesit janë në kërkim të një vogëlusheje e cila rezulton si e humbur. Për shkak të dëmtimeve të mëdha për momentin është i pamundur lëshimi i energjisë elektrike në fshat. Gjithashtu ka nevojë edhe për pastrim të pusetave të ujit dhe kanalizimit. Gjatë mëngjesit të sotëm është dërguar edhe një cisternë me ujë të pijshëm në fshat nga ana e Armatës, si dhe personel i përbërë prej 40 ushtarëve, që shërbejnë për asistencë mjekësore dhe ndihmë për banorët në nevojë. Edhe pse ende nuk disponojmë me numër të saktë, raportohet se numri i familjeve të zhvendosura brenda fshatit është i konsiderueshëm. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informuan se deri për momentin në këtë fshat nuk ka pasur thirrje për evakuim.

Reçicë e Madhe – Sipas të dhënave nga tereni 3 lagje dhe afër 100 shtëpi janë të dëmtuara nga vërshimet e përrenjve që rrjedhin mes fshatit. Ekipet e EVN Maqedoni kanë riparuar defektet në sistemin e rrymës elektrike dhe në këtë drejtim gjendja është e kënaqshme. Nga ana tjetër për shkak të vërshimeve që me vete sollën gurrë është dëmtuar në disa vende sistemi i ujësjellësit të fshatit, andaj apelojmë deri te banorët e këtij fshati të mos përdorin ujin për pije. Deri në kryerjen e analizave mikrobiologjike të rregullsisë kimike të ujit, banorët e kësaj ane do të furnizohen me ujë nga cisternat e Armatës së RM dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Me mekanizim shtesë gjatë ditës së sotme do të punohet në zhbllokimin e rrugëve të fshatit.

Fshati Poroj – Shtabi i emergjencës në këtë fshat raporton se rruga nga gomisteria Dunlop e deri te pompa e benzinës Xhegi Oil është ende e bllokuar nga gurët që sollën vërshimet e ujit në këtë anë. Deri në orët e hershme të mëngjesit është punuar intenzivisht në zhbllokimin e rrugës. Gjithashtu raportohet për dëmtime ne sistemin e ujësjellësit dhe për këtë shkak nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është dërguar ujë i pijshëm për banorët e fshatit. Me asistencën e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë mbrëmë me sukses është menaxhuar komunikacioni në pikën kritike te ura e fshatit. Gjithashtu 1 urë brenda fshatit është e shkatërruar nga uji i ardhur. Gjitashtu nga NPK Tetova apelojnë deri te qytetarët të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin përfundimtar të rregullsisë të tij.

Rruga e Banjës – kjo rrugë është e pakalueshme nga gjysma e lartë për shkak të dëmtimit, sipas informatave të fundit mbi 21 automjete janë të bllokuara në pjesën e epërme të rrugës por njerëzit janë të evakuuar dhe jashtë rrezikut.
Në qytetin e Tetovës gjendja është e kënaqshme. Njësia Territoriale kundër zjarrit, NPK Tetova dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë intervenuar në disa lagje më kritike si që janë bllok 70 dhe Dereboj, ku nga bodrumet e banesave dhe shtëpive është bërë mënjanimi i ujit. Gjithashtu është intervenuar dhe sanuar gjendja ne Spitalin Klinik të Tetovës ku është bërë pastrimi dhe mënjanimi i hapësirave të vërshuar nga uji.

Komuna e Tetovës bën apel deri te qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet që të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin e rregullsisë mikrobiologjike të tij nga organet kompetente. Gjithashtu bëjmë thirrje deri te qytetarët që të ndihmojnë në çdo formë të gjithë ata që në këto kohëra të vështira kanë nevojë për ndihmë, kanë humbur të dashurit e tyre, apo janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Situata të këtilla kërkojnë angazhim nga të gjithë ne, me qëllim kthimin e normalitetit në komunën tonë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *