Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Të përballemi me terroristët

Gruevski: Të përballemi me terroristët

2 gusht-
Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin me rastin e Ditës së Republikës u përqendrua edhe në problemin me valën e emigrantëve, duke theksuar se kjo është mes problemeve dhe kërcënimeve të kohës së sotme. Ai tha se Maqedonia tani për tani mirë po ballafaqohet me këtë problem global.

Gruevski gjatë fjalimit të tij me rastin e 2 gushtit u shpreh se Maqedonia duhet ta forcojnë kapacitetin dhe të përballetme siç u shpreh ai grupet terroriste.

“Grupet radikale hapur kërcënojnë, ndërsa përkohësisht veprojnë. Patjetër t’i forcojmë kapacitetet tona në përballjen me ta, dhe patjetër të përballemi me ta”, tha ai për të shtuar se “nuk guxojmë të mbetemi pasiv në këto lëvizje dhe patjetër në mënyrë preventive dhe aktivisht të veprojmë”.

Ndërkohë u mburë me vendosjen e përmendoreve duke e vlerësuar këtë veprim si simbolik të kësaj gjenerate dhe falënderim ndaj gjeneratave të mëhershme që sipas tij kanë sakrifikuar jetën për Maqedoninë.

“Një nga gjestet simbolike të kësaj gjenerate është ndërtimi i përmendoreve të fytyrave të ndritura të historisë maqedonase, muzetë, emrat e rrugëve, bulevardet, sheshet, lagjet dhe urat, me emrat e tyre, librat dhe monografitë për ta, filmat dokumentar për veprat dhe vuajtjet e tyre, pikturat për ta, dhe gjëra të tjera simbolike me të cilat u falënderohemi paraardhësve tanë të cilët e sakrifikuan jetën për popullin e tyre.”, tha kryeministri Nikola Gruevski në fjalimin e tij në Shkup në festimin e sotëm të Ilindenit.

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin me rastin e Ditës së Republikës u përqendrua edhe në problemin me valën e emigrantëve, duke theksuar se kjo është mes problemeve dhe kërcënimeve të kohës së sotme. Ai tha se Maqedonia tani për tani mirë po ballafaqohet me këtë problem global.

“Vala e migrantëve që e përfshiu Evropën, e ka vendosur Maqedoninë tani për tani në cilësi të shtetit transit, me mundësi që kjo në të ardhmen të ndryshohet, dhe të fillojnë migrantë nga shtete të ndryshme afrikane dhe aziatike të ndalen në Maqedoni. Kjo do të jetë sfidë serioze. Nëse dikush mendon se kjo krizë me migrantë do të kalojë shpejtë, gënjehet. Kjo është vetëm fillimi i një lloji të shpërnguljes së re të madhe të popujve. Tani për tani mirë ballafaqohemi, por sfidat do të rriten. Do të nevojiten përpjekje dhe masa shtesë, dhe politika të reja”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *