Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Qendra Tregtare “ETC” nëGostivar. Bejta: siguruan ekzistencën 100 familje shqiptare,

Hapet Qendra Tregtare “ETC” nëGostivar. Bejta: siguruan ekzistencën 100 familje shqiptare,

“Sot po hapim objektin e dytë në Republikën e Maqedonisë, një investim modest prej 6 milion eurove me një numër të punësuarve rreth 100. Ky numër i punësimeve do të rritet edhe atë deri 1000 punësime në një afat kohor prej 10 vitesh. Kemi ndërtuar një objekt të bukur dhe funksional me çmime të volitshme dhe asortiment të mjaftueshëm”, theksoi Kelmendi.

Në mënyrë solemne dhe në prani të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta, presidentit të kompanisë “Elkos Group”, z.Ramiz Kelmendi, ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, z.Ylber Hysa dhe z.Fatos Reka, deputetëve të zonës, funksionarëve qendror dhe lokal, si dhe shumë mysafirëve të ftuar nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit, në Gostivar është bërë hapja e Qendrës Tregtare “ETC”, investim ky i kompanisë së mirënjohur kosovare “Elkos Group”.

Para të pranishmëve, kryetari i Komunës, z.Nevzat Bejta theksoi se: “Dita e sotme është një ditë e veçantë për qytetarët dhe ekonominë e qytetit të Gostivarit, pasi investimi i kompanisë “Elkos”, me vlerë prej 6 milion euro po bëhet realitet. Kryetar z.Nevzat Bejta tha se sot Gostivari merr pamjen e një qyteti modern me hapjen e kësaj qendre tregtare bashkëkohore.

“Unë si kryetar dhe administrata e Komunës së Gostivarit nga fillimi i mandatit por edhe mandatin e kaluar kemi promovuar dhe realizuar politika lehtësuese për investitorët vendas dhe të huaj, por edhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të qytetit. Para fillimit të investimit, realizova takim me pronarin e kompanisë “Elkos”, z.Ramiz Kelmendi. Takimi zgjati shkurt, ma prezantoi idenë për investim në qytetin e Gostivarit. Ideja më pëlqeu dhe i premtova mbështetje maksimale për punët administrative, lejet dhe gjitha procedurat e nevojshme që janë në kompetencë të Pushtetit Lokal. Realizimi i shpejt i projektit tregon më së miri se administrata e Komunës së Gostivarit u vu në shërbim të plotë të realizimit të këtij investimi kapital”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se këtë objekt do ta shfrytëzojnë jo vetëm qytetarët e Gostivarit, pasi pozita gjeografike mundëson që kjo qendër të jete pikë ndalese edhe për frekuentuesit e aksit rrugorë nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe drejt Mavrovës, Dibrës, Kërçovës, Strugës dhe Ohrit.

“Ky investim po bëhet edhe burim financimi për shumë familje shqiptare me angazhimin në punë të mbi 100 punonjësve. Në të ardhmen pritet të këtë edhe punësime të tjera, prandaj mbështetja jonë nuk do të mungon për asnjë moment. Në emër të administratës komunale dhe qytetarëve të Gostivarit, drejtuesve dhe punonjësve të “Elkosit” ju uroj fat dhe suksese në punë”, përfundoi kryetari z.Nevzat Bejta.

Presidenti i kompanisë “Elkos Group”, z.Ramiz Kelmendi deklaroi se fillimisht kompania ka angazhuar 100 punësime. paralajmëroi se në Maqedoni planifikohet të investohen rreth 50 milion euro dhe numri i të punësuarve të rritet në rreth 1000 për intervalin kohor prej 10 vitesh.

“Sot po hapim objektin e dytë në Republikën e Maqedonisë, një investim modest prej 6 milion eurove me një numër të punësuarve rreth 100. Ky numër i punësimeve do të rritet edhe atë deri 1000 punësime në një afat kohor prej 10 vitesh. Kemi ndërtuar një objekt të bukur dhe funksional me çmime të volitshme dhe asortiment të mjaftueshëm”, theksoi Kelmendi.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa i cili mes tjerash theksoi se Gostivari si qytet i perspektivës ka mëritur të ketë një qendër të tillë moderne tregtare.

Në emër të Agjencisë për investim të huaja dhe promovim të eksportit nga Republika e Maqedonisë, të pranishmit i përshëndeti Dijana Toska, këshilltare shtetërore për promovimin e eksportit dhe marketingut, e cila mes tjerash falënderoi promotorin ekonomik Fatos Mustafa përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovës për angazhimin e dhënë në thithjen e investimeve.

“Në emër të ekipit të Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës të Maqedonisë, do doja të përuroj këtë investim të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë dhe shpresoj që ky mjedis i favorshëm për biznes të cilën Maqedonia e ofron të kontribuojë akoma edhe për më shumë investime të ardhshme në shtetin tonë”, tha mes tjerash Toska.

Objekt është mbi 6000 m2 me gamë e gjerë e artikujve nga të gjitha kategoritë e blerjes si ushqimore, pije, higjienë, produkte për shtëpi, tekstil, veshmbathje, teknikë, mjete pune, lodra dhe shumë kategori të tjera. Brenda kohës, kompania pritet të hap edhe qendrën grumbulluese për produktet ushqimore, pemë dhe perime.

Kompania “Elkos” me qendër në Prizren të Kosovës, funksionon nga viti 1990. Kjo kompani aktualisht ka shtrirje në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Nga viti 2000, kompania filloi shkëmbime tregtare edhe me shtetet e Evropës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *