Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika e merrë përgjigjen nga bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit

Hazbi Lika e merrë përgjigjen nga bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit

15 gusht- Të kërkosh përgjegjësi nga një lider si Ahmeti që 13 vite ka fituar zgjedhjet është çmenduri. Ata që punojnë janë në pozicione, por edhe Hazbi Lika për 13 vite zëvendësministër i brendshëm, kryetar komune, deputet, dhe sekretar i përjetshëm i partisë…

Kritikuesi i ashpër brenda BDI-së, Hazbi Lika i cili akuzoi drejtpërdrejt kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti për ngjarjet e fundit dhe devijimet e mëdha ka marrë përgjigjen e mënjehershme.

Bashkëpunëtorë të Ahmetit përmes kanë atakuar Likën, duke e llogaritur si njeriu që për 13 vite ka mbajtur poste të ndryshme dhe sekretar i përjetshëm i partisë.

“Për të akuzuar dikë dhe për të kërkuar reforma në parti, fillimisht duhesh të bësh diçka dhe të ofrosh projekt. Disa nga komandantët nuk vijnë në punë, ndërsa akuzojnë. Në një vit të mandatit të deputetit, Lika vetëm dy herë ka qenë në Parlament. Të kërkosh përgjegjësi nga një lider si Ahmeti që 13 vite ka fituar zgjedhjet është çmenduri. Ata që punojnë janë në pozicione, por edhe Hazbi Lika për 13 vite zëvendësministër i brendshëm, kryetar komune, deputet, dhe sekretar i përjetshëm i partisë. Rafis Aliti ka qenë dy herë nënkryetar i Parlamentit, deputet, drejtor i një ndërmarrje të njohur dhe poste tjera. Le të ofrojnë projekte, për të kërkuar reforma”, ka qenë përgjigja në gazetën “Dnevnik” e lëshuar për Likën dhe grupin e tij që kanë pakënaqësi të mëdha dhe nuk përjashtojnë distancimin nga BDI dhe iniciativën për ndrrimin e Ali Ahmetit.

Çfarë deklaroi Lika një ditë më parë lidhur me pakënaqësitë dhe ndarjet në BDI.

“Ali Ahmeti duhej t’i menaxhonte punët. Por për fat të keq BDI u distancua nga idealet e 2001-shit dhe të drejtat që duhej të realizoheshin ecin shumë ngadalë. Në vend se të flasim për NATO dhe BE ne ende flasim për implementimin e marrëveshjes” ka thënë Lika. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *