Home / Lajme / Maqedoni / Humbje në një takim që duhej fituar

Humbje në një takim që duhej fituar

17 gusht-Shkëndija është mundur 1:3 nga Vardari në një takim ku skuadra vuajti në fillim, por u rrikthye në vazhdim dhe me impenjimin e dhënë duhej të fitonte.

Humbje 1:3 nga Vardari në derbin e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ dolën të mundur nga një ndeshje që realisht duhej të fitohej, duke llogaritur shanset dhe lojën e shfaqur në fraksionin e dytë. Ekipi pa veten në disavantazh pas gabimit të Jovanovskit, ndërsa në pjesën e dytë shtypi rivalin në pjesën e tyre duke krijuar mori rastesh shënimi që mbetën pa shfrytëzuar dhe si pasojë erdhi në fund ndëshkimi. Vardari hapi lojën më mirë dhe krijonte presion me goditje nga distanca që s’ishin kanosje për Jovanovskin, por që do tu dilte në ndihmë miqve me një gabim fatal në minutën e 19-të kur vonoi një largim të topit duke goditur në këmbë të Ivanovskit që i jep epërsi skuadrës së Vardarit. Vetëm pas golit të pranuar Shkëndija filloi të krijojë raste shënimi në kërkim të barazimit. Ibraimi, Radeski dhe Alimi u kanosën me goditje të forta, duke paralajmëruar barazimin. Hasani nis aksionin me vertikalizim drejt Ibraimit, ky asiston për Radeskin i cili me goditje precize sjell simetri në rezultat.
Pjesa e dytë thuajse u bë trafik njëkahësh për Shkëndijë që sulmote vazhdimisht, ndërsa Vardari u tërhoq dhe priste të rrezikojë në kundërsulme. Zhunior në dy raste, Alimi, Pollozhani, Hasani dhe Ibraimi kishin mundësitë për të sjellë golin e dytë në rrjetë të Vardarit, por pa sukses. Kur nuk shënon pason ndëshkimi dhe Vardari rigjen epërsinë në minutën e 87-të me anë të Felipes. Shok për Shkëndijën dhe pak minuta për të shpresuar barazimin. Paçovski ndal tentimin e Cuculit, ndërsa në anën tjetër kundërsulm klasik dhe realizim klinik nga Romero, për fiksim të rezultatit final Shkëndija 1, Vardari 3.

SHKËNDIJA-VARDARI 1:3 (1:1)

Stadiumi i Bashkimit në Kumanovë

Shikues: 3 000

Arbitër: Dimitar Meçkarovski

Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski

Arbitra shtesë: Nikolla Kostençev dhe Darko Stojçevski

Delegat: Igor Frangoski

Golashënues: Radeski 42′ (Shkëndija), ndërsa Ivanovski 19′, Felipe 87′ dhe Romero 90′ + 4′ (Vardari)

Kartona të verdhë: Abdulla dhe Pollozhani (Shkëndija), ndërsa Gligorov (Vardari)

Karton i kuq: /

SHKËNDIJA: Jovanovski, Abdulla, Alimi, Cuculi, Hasani, Demiri, Radeski (Vruçina 70′), Zhunior (Kirovski 84′), Ibraimi, Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

VARDARI: Paçovski, Popov, Mijushkoviq, Grnçarov, Bllazhevski (Romero 69′), Asani (Stojkov 59′), Velkovski, Gligorov, Ivanovski, Felipe, Brdarovski.

Trajner: Goce Sedlovski

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *