Home / Lajme / Maqedoni / I dërguari i BE-së vazhdon në këmbë, partiakët me makina luksoze

I dërguari i BE-së vazhdon në këmbë, partiakët me makina luksoze

26 gusht-Por nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë me stilin e njohur me makinat superluksoze me xhamat e zinj. Piter Van Hojt këtyre ditëve i pyetur rreth këtij realiteti ai nuk ka dashur të komentojë, por vetëm duke buzëqeshur me cinizëm.

Piter Van Hojt, eksperti belg, i angazhuar nga eurokomisioneri Johannes Hahn për negociatat politike në Maqedoni vazhdon të paraqet një shembull të një zyrtari tipik europian dhe me modestinë madhështore.

Ai çdo ditë në ambientetet ku po zhvillohen negociatat mes katër partive kryesore vjen e shkon në këmbë, nga hoteli që gjendet në një largësi prej disa kilometrave.

Por nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive politike vazhdojnë me stilin e njohur me makinat superluksoze me xhamat e zinj. Piter Van Hojt këtyre ditëve i pyetur rreth këtij realiteti ai nuk ka dashur të komentojë, por vetëm duke buzëqeshur me cinizëm.

Van Hojt është një nga ekspertët e mirënjohur të Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë dhe për çështjet politike. Ate mund ta shihni duke lëvizur në këmbë edhe sot në takimin që do të mbahet në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *