Home / Lajme / Maqedoni / I pijshëm uji në Tetovë

I pijshëm uji në Tetovë

7 gusht-“Nga informacionet që kemi punohet në të tre vendet e krizës në mënyrë intensive. Njëkohësisht edhe rreth 40 % e shtëpive janë të mbuluara edhe me ujë për përdorim shtëpiak dhe në të njëjtën formë aktiviteti do vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Në pjesën e Porojit sot është punuar me aktivitet të shtuar pra është katërfishuar numri i makinave”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës

Uji në qytetin e Tetovës mund të pihet por jo edhe nëpër fshatrat përreth. Rekomandimet vijnë nga Trupit Koordinues për Menaxhimin e Krizës në Tetovë, pas analizave të kryera. Shaban Memeti nga Instituti i Shëndetit publik u bëri thirrje banorëve që jetojnë në rrethina, të mos e konsumojnë ujin e çezmave, ndërsa theksoi nevojën urgjente të pastrimit të rrugëve dhe trotuareve që të shmangen sëmundjet apo epidemitë e mundshme.

“Nga rekomandimet e komisionit për vlerësimin e situatës në terren, rekomandohet që çdo ditë të merret ujë në këto zona, pra jashtë Tetovës që ne i kemi parasysh cilat zona janë.
Rekomandoj që të fillohet pastrimi i rrugëve nga mbeturinat pasi janë pasoja shumë të rëndësishme nga sëmundjet infektive. Inkubacioni i sëmundjeve infektive siç janë gastrointerritet diaret e ndryshme, hepatitet janë në periudhë inkubacioni që mund të zgjasin pas ditës së pestë dhe të gjashtë, kështu që imediate pas pastrimit të terrenit duhet të pastrohen krejt rrugët nga mbeturinat e caktuara”, tha Shaban Memedi, Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërsa Ministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi njoftoi edhe për dy vendimet shtesë të marra në qeveri, që kanë të bëjnë me ndihmën drejtuar komunës për daljen nga kjo situatë.

“Sot u morën dy vendime, një vendim për ndarjen e 80 tonëve naftë për ndihmë për komunën e Tetovës e cila do iu shpërndahet kompanive dhe personave fizik të cilët marrin pjesë apo që do duan në të ardhmen të marrin pjesë që të kontribuojnë për gjendjen momentale. Njëkohësisht u soll edhe një vendim tjetër me ç’rast u ndanë mjete nga drejtoria e mjeteve të konfiskuara, pra mjetet e konfiskuara në veshmbathje për të cilat kanë nevojë shumë familje”, u shpreh Nurhan Izairi, Ministër i ekologjisë.

“Nga informacionet që kemi punohet në të tre vendet e krizës në mënyrë intensive. Njëkohësisht edhe rreth 40 % e shtëpive janë të mbuluara edhe me ujë për përdorim shtëpiak dhe në të njëjtën formë aktiviteti do vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Në pjesën e Porojit sot është punuar me aktivitet të shtuar pra është katërfishuar numri i makinave”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu janë caktuar edhe dy lokacione për hedhje të materialit që nxirret nga fshatrat e vërshuar, njëri është në komunën e Tearcës dhe tjetri në komunën e Bërvenicës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *