Home / Lajme / Maqedoni / Informatë ne lidhje me përkrahjen e UNDP-së në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit në rajonin e Tetovës.

Informatë ne lidhje me përkrahjen e UNDP-së në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit në rajonin e Tetovës.

9 gusht-Këto rekomandime në formë të planit akcional, do të ju propozoheninstitucioneve kompetente, që të shërbejnë si bazë për udhëheqjen e investimeve të duhura.

Në koordinim me institucionet kompetente në nivel nacional dhe lokal, përkrahje në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit në Tetovë siguron edhe Program për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
UNDP ka vënë në dispozicion përvojën e saj dhe ekpertizën në fushën e menaxhimit të ujrave dhe rezikut nga përmbytjet .Mbështetja konsiston kryesisht në analiza teknike të shkaqeve, para se gjithash faktorëve natyror dhe teknik të cilat kontribuan në ngjarjet e fundit, duke u fokusuar në përmbytjet rëshqitjet e tokës dhe procesit të erozionit.
Duke u bazuar në këto analiza, do të rekomandohen udhëzime strategjike dhe rekomandime për intervenime në rajon, për arsye të minimizimit të rezikutnga këto dukuri në të ardhmen. Këto rekomandime në formë të planit akcional, do të ju propozoheninstitucioneve kompetente, që të shërbejnë si bazë për udhëheqjen e investimeve të duhura. Propozimet do të përfshinë prioritetet për regullimin e gjendjes pas përmbytjeve dhe zonat ujëmbledhëse,regullimin e transportit për bartje, stabilizimin ekzistues i rrëshqitjessë tokës, rregullimin e lumenjve, si dhe një sërë masash jo-strukturore që do ta zvogëlonin rezikun e këtyre fatkeqësive natyrore në te ardhmen.
Ekspertët e UNDP-së në fushën e regullimit të rjedhave ujore dhe menaxhimin me ujëra tani më ndodhen në terren në rajonet e prekura në Shpikovicë, Poroj dhe Recicë e Madhe dhe Recicë e vogël.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *