Home / Lajme / Maqedoni / Jo vetëm prokuror special, do të duhet edhe gjykatë speciale

Jo vetëm prokuror special, do të duhet edhe gjykatë speciale

01 Gusht – Duhet të formohet një sektor i ri gjyqësor i cili do të punojw në të gjitha rastet që do të dalin nga prokurori i ri special, thotë profesori Mersim Maksuti për REL.

Duhet të formohet një sektor i ri gjyqësor i cili do të punojw në të gjitha rastet që do të dalin nga prokurori i ri special, thotë profesori Mersim Maksuti për REL.

Rreth një muaj e gjysmë deri në afatin e fundit kur partitë duhet të zgjedhin prokurorin special, ekzistojnë një numër i madh i panjohurive rreth punës së tij. Konkretisht në marrëveshjen e 15 shtatorit do të ketë një prokuror të ri special me një autonomi të plotë që të udhëheq hetimet që kanë të bëjnë me përgjimet.

Profesoresha Sllagjana Taseva thotë se në marrëveshjen e Przhinos shumë pak është precizuar për punën e prokurorit dhe se grupi punues kanë shumë punë.

“Gjithçka duhet paraprakisht të parashikohet dhe të precizohet qartë, të plotësohet ligji nëse është e nevojshme dhe të vendoset një prokurori e re publike, sepse nuk mundet që të gjithë punën ta kryej vetëm një person, ai duhet të ketë ekipin e tij. Si do të buxhetohet kjo, linjat e përgjegjësisë. Duhet kjo të mendohet mirë dhe të tejkalohen mundësit e paqartësive”, tha Taseva.

Sipas profesorit Mersim Maksuti nuk është e mjaftueshme vetëm emërimi i prokurorit special, mendoj se janë të nevojshme edhe ndryshime në gjyqësor që rastet të hetohen deri ën fund.

“Mendoj që duhet ët formohet një sektor i ri gjyqësor i cili do ti procesuojë të gjitha rastet e dorëzuara nga prokurori special dhe më pas edhe në Gjykatën e apelit duhet të formohet një sektor i këtillë”, thotë Maksuti.

Nga opozita presin që edhe rastet e dorëzuara për Monstrën, televizionin A1 të procesuoen nga ky prokuror special.

“Rastet si Monstra dhe Televizioni A1, zor se do të procesuohen nga prokurori I ri për shkak se ato veç më janë në procedurë gjyqësore”, thotë Taseva.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *