Home / Lajme / Maqedoni / Jozyrtarisht 10 te vdekur nga vershimet ne Tetove

Jozyrtarisht 10 te vdekur nga vershimet ne Tetove

03 Gusht -Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshatin, njoftojnë banorët e këtij fshati, ndërkohë që këto të dhëna rreth numrit të viktimave akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht

Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshatin, njoftojnë banorët e këtij fshati, ndërkohë që këto të dhëna rreth numrit të viktimave akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Deri në këto momente zyrtarisht ka dy të vdekur nga vërshimet në Tetovë, një 7 vjeçare nga Reçica dhe një 14 vjeçare nga Shipkovica.Poashtu deri në ora 22 janë sjellë në Spitalin e Tetovës edhe 5 persona të tjerë me lëndime të ndryshme nga Shipkovica, njëri prej tyre me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Shkupit.Siç raportohet nga vendi i ngjarjes ka disa të lënduar në Shipkovicë dhe vërshimet kanë marrë me vetë shtëpi vetura, kafshë me vetë, nuk dihet nëse ka ndonjë të humbur apo ka zënë dheu apo shtëpia. Fshatarët e Shipkocës vazhdojnë të kërkojnë njerëz nëse ka humbur ndonjë sepse siç shprehen ata nuk dihet nëse ka ndonjë mërgimtarë, banorët nuk e din se është në shtëpi.Në fakt fshati Shipkovicë sot pasdite, është përfshirë nga vërshime apkaliptike, që për pasojë kanë patur shembjen e një shpati, mbi këtë fshat malor, që ka mbuluar dhjetëra shtëpi të këtij vendbanimi. Banorët, thanë se dheu dhe gurët e shembur, kanë arritur lartësinë e minarës së xhamisë. Banorët apelojnë për ndihmë mjekësore, duke kërkuar që të aktivizohen helikopterët e policisë, sepse rrugët janë të bllokuara. Raportohet edhe për të zhdukur tjerë dhe të lënduar, por numri i tyre i saktë, akoma nuk dihet. Situatë alarmante dhe shumë e vështirë nga rrëshqitja e dheut ,vazhdon të ketë edhe në disa fshatra tjerë të rajonit të Tetovës respektivisht të Malësisë së kësaj ane. Rrëshqitje dheu është regjistruar edhe në rrugën Shipkovicë-Brodec, pastaj Veshallë dhe Bozovcë. Akoma nuk ka të dhëna të konfirmuara zyrtarisht për numrin e viktimave gjegjësisht pasojave në këto fshatra. Nga ana tjetër, të dhënat e para për viktima në njerëz, i ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë lokale të Shipkovicës Zeqirja Qazimi.Gjithë qyteti dhe rajoni i Tetovës janë nën ujë ndërsa ka vërshim të lumit Shkumbim.Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar edhe rëshqitjen e dheut.Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po punon në teren dhe apelonë deri te banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë frekuentimin e lëvizjes në veçanti të ulin frekuentimin me makina me qëllim që makineria të punoj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *