Home / Lajme / Maqedoni / Keshilltari i PDSH-se ne Shkup kerkon 50.000 euro qe komuna e Shkupit te ndaje per Tetoven

Keshilltari i PDSH-se ne Shkup kerkon 50.000 euro qe komuna e Shkupit te ndaje per Tetoven

09 Gusht – Propozim – Vendimi për ndarjen e ndihmës për viktimat nga vërshimet që e përfshin qytetin e Tetovës dhe rajonin përreth, në shumë prej 3.000.000,00 denarë.

Qyteti i Shkupit si qytet i solidaritetit ndërkombëtarë, viktimë e një katastrofe natyrore u bë sinonim i një qyteti i cili ofron ndihma në rastet e manifestimit të katastrofave në cilindo kënd të botës. Sado që këto ndihma të jenë të natyrës simbolike, porosia të cilën ato e bartin me vete është kolosale dhe mbresëlënëse.

Grupi i Këshilltarëve të PDSH-së në krye me koordinatorin e grupit të këshilltarëve z. Idriz Orana, më datë 5. 08. 2015. (e mërkurë) deri te Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe deri te Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit dorëzoi kërkesë urgjente e cila bazohet në nenin 40 të Rregullores së Këshillit të Qytetit të Shkupit, me të cilën kërkohet dhe propozohet që për seancën e ardhme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet : Propozim – Vendimi për ndarjen e ndihmës për viktimat nga vërshimet që e përfshin qytetin e Tetovës dhe rajonin përreth, në shumë prej 3.000.000,00 denarë.

Prej asaj dite deri më sot nuk kemi asnjë përgjigje në lidhje me këtë kërkesë të natyrës imediate, ajo që irriton edhe më tepër është fakti se Qyteti i Shkupit si njësi e vetëqeverisjes lokale po manifeston mos interesim të patolerueshëm për qytetin e Tetovës i cili ndodhet në fqinjësi të tij.

Ndihma të cilën e ofroi Qyteti i Shkupi për qytetin e Tetovës, u realizua nën diktatin e Qeverisë dhe në vete nuk përmban asnjë element të humanizmit. Nuk na befason as qëndrimi infantil i BDI-së si partner i koalicionit të VMRO-së, serviliteti i tyre tani më morri dimensione ndërkombëtare.

Grupi i Këshilltarëve të PDSH-së, njofton qytetarët, Kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe Kryetarin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, se do ti aktivizoj mekanizmat e nevojshme me të cilat do ta detyroj Këshillin që ta shqyrtoj kërkesën e lartpërmendur, nëse deri më datë 12.08.2015 (e mërkurë), Kryetari dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk konvokon mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e iniciuar nga grupi i këshilltarëve të PDSH – së.

Me respekt,
Idriz Orana
Koordinator i grupit të këshilltarëve të PDSH-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *